⛅
Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 87.23 ▲1.38%
ARI 4,049 ▲0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,909 ▼ -0.55% ETH $2,054 ▼ -2.01% XRP $1.0572 ▼ -2.03% SOL $84.3000 ▼ -0.5%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 87.23 ▲1.38 % ARI 4,049 ▲0.46 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 87.23 ▲1.38 % ARI 4,049 ▲0.46 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kronika

Deklarata e Ambasadës Amerikane, reagon Tahiri: Drejtësia të bëjë drejtësi

Tahiri shkruan në Facebook se nuk beson që Ambasada Amerikane është kthyer në Prokurori apo Gjykatë.

Postimi i Tahirit:

Siç nuk duhet të ndodhte në një vend normal, për fat të keq ka ndodhur që Ambasada Amerikane ka folur për hetimin ndaj meje më shumë se ç’kam folur unë vetë. Ndodhi sërish edhe sot!

Ndërsa ky lapsprishuri, e gjeti rastin e radhës të vjelli banakut duke më bërë mua simbolin e dështimit të reformës në drejtësi. Reformës në drejtësi në Itali e ka fjalën ky??? Atje ku u hetova jo politikisht por profesionalisht dhe përfundimi ishte se nuk kam asnjë lidhje me gjithë llumin që e ka mbushur opinionin publik soji këtyre këtu.

Se ç’lidhje ka reforma në drejtësi këtu tek ne me hetimet nga Prokuroria Antimafia e Italisë prej nga ku mora drejtësinë që më takonte, këtë nuk e gjen dot as ky analisti në kulm të ligësisë së vet.

Por është motiv i bollshëm për të hedhur baltën e radhës, siç kanë bërë me pash deri sot.
Unë nuk besoj kurrë se Ambasada Amerikane është kthyer në Prokurori a Gjykatë mu si ky klubi i analistëve palaço që ka me kile në vendin tonë, ndaj e përshëndes prononcimin me besimin se duam e presim të njëjtën gjë; Drejtësia të bëjë drejtësi!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.