Politika

Deklarata e Athinës, PDIU : Zgjedhja e Idrizit, akti i brendshëm i institucioneve shqiptare

Partia për Drejtësim, Integrim dhe Unitet ka reaguar lidhur me deklaratën e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme Greke, Konstandinos Kutras.Partia për Drejtësim, Integrim dhe Unitet ka reaguar lidhur me deklaratën e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme Greke, Konstandinos Kutras.

Duke hedhur poshtë akuzat e bëra nga shteti fqinj, PDIU shprehet se Idrizi u zgjodh nënkryetar i Kuvendit në bazë të një marrëveshje politike- qeverisëse.

“Në lidhje me cilësimet politike, ne do donim të thonim se programi i PDIU-së, pozicionimet e saj politike nuk kanë kurrfarë “perceptimi irredentist, të lidhur direkt me të kaluarën e tmerrshme fashiste dhe naziste të Europës”. Përkufizime të tilla kanë në bazë një falsifikim historik prej të cilit ne kujtonim se Greqia e sotme e qeverisur nga e majta me histori të përbashkët lufte me partizanët tanë, do të ishte e çliruar”, thuhet në deklaratën e PDIU.

PDIU i quan kërcënim deklaratat e zyrtarit grek, lidhur me pasojat e një votimi sovran në Parlamentin Shqiptar, për miqësinë, bashkëpunimin dhe integrimin europian të Shqipërisë.

“Nuk ka asnjë pjesë të programit, të aksionit politik të PDIU që është kundër këtyre vlerave të bashkëpunimit rajonal dhe integrimit europian. Ne jemi për respektim të plotë nga të dy palët, të Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit Reciprok midis dy vendeve. Edhe Rezoluta për Çështjen Çame si cështje e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, është shkruar në këtë frymë europianiste, të Traktatit të Miqësisë. Miqësinë, bashkëpunimin, stabilitetin, integrimin europian të Shqipërisë e kërcënon Agimi i Artë, pinjollët e të cilit i bëjnë homazh fashizmit dhe nazizmit dhe jo PDIU”, vijon deklarata.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button