Politika

Deklarata e deputetes italiane, Kreshnik Çollaku: Qëndrim ksenofobik dhe i papranueshëm

Shefi i Departamentit të Politikës së Jashtme në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku i ka quajtur të papranueshme deklaratat e deputetes italiane për tragjedinë që ndodhi në kanalin e Siçilisë, ku humbën jetën 700 emigrantë egjiptianë. Sipas Çokallut, ksenofobia e deputetes shkon në kontrast të thellë me qëndrimin e Italisë.

krteshnikcollaku“Deklarate e papranueshme dhe mbetur mbrapa në kohë. Ksenofobia e deputetes italiane shkon në kontrast të thellë me qëndrimin e Italisë si një vend mik dhe një ndër vendet lider në integrimin e vendeve të Ballkanit në BE. Qëndrimi mbështetës i Italisë ndaj procesit të integrimit të Ballkanit në BE dhe veçanërisht Shqipërisë, është një qëndrim konstant i cilësdo forcë politike në drejtim të Italisë.”, -tha Kreshnin Çollaku. Ai shtoi më tej se partneriteti dhe miqësia midis dy vendeve është e konsoliduar. “Miqësia midis dy vendeve është e sigurt dhe asnjë qëndrim ekstremist e ksenofob jashtë këtij kuadri as nuk vë as nuk do të vërë në dyshim këtë partneritet dhe ndjenjat e miqësisë dhe besimit ndaj dy vendeve e kombeve në rrugën e integrimit në BE.”, -përfundoi fjalën e tij Çollaku.

Deputetja Daniela Santanche, që njihet si krahu i djathë i Silvio Berluskonit, ka deklaruar për televizionin SKY TG24, se Italia duhet të fillojë të aplikojë një strategji vetëmbrojtëse. Sipas saj, Italia duhet të fundosë gomonet që në nisje, ashtu siç bëri me shqiptarët. “Më mirë një akt lufte, se sa një luftë e humbur”, u shpreh deputetja italiane në televizion.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button