☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.11 ▲0.51%
ARI 4,665 ▼0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $68,856 ▲ +2.51% ETH $2,115 ▲ +2.68% XRP $1.3275 ▲ +1.08% SOL $81.8800 ▲ +1.37%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.11 ▲0.51 % ARI 4,665 ▼0.32 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.11 ▲0.51 % ARI 4,665 ▼0.32 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kosova

Deklarata e plotë e Vuçiq-it mbrëmë pas takimit: Ose Asociacion sipas marrëveshjeve 2013 e 2015, ose fund për gjithçka

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se pas raundit të djeshem të dialogut, është plotësisht e qartë se “Kosova nuk dëshiron ta përmbushë obligimin e saj dhe të formojë Asociacionin dhe se dialogu tani është në një ngërç të madh”.

“Sot arritëm te muri”, ka thënë ai mbrëmë në një deklaratë për gazetarët pas përfundimit të raundit të dialogut të nivelit të lartë në Bruksel.

Ai ka theksuar se ishte e qartë që në momentin kur u prezantua versioni serb i drafti i statutit të Asociacionit, reagimet e tyre ishin se nuk është e pranueshme sepse nuk është në përputhje me Kushtetutën e tyre, se nuk duan një Republikë Serbe në Kosovë, edhe pse gjithçka është bërë në përputhje me marrëveshjet e vitit 2015 dhe 2013”, ka pretenduar Vuçiq.

Ai ka thënë se “nuk ka asnjë pikë në draft që ka diçka që tashmë nuk jemi pajtuar apo nënshkruar në vitet 2013 dhe 2015”.

Ai gjithashtu ka deklaruar se sa i përket formimit dhe statutit të Asociacionit, nuk po diskutohet për sistemin juridik të Kosovës, por për atë që tashmë jemi pajtuar duke thënë – ose marrëveshjet e arritura në vitin 2013. dhe 2015 do të pranohet, ose ky është fundi i gjithçkaje.

Në pyetjen e një gazetari, pas takimit, se cili është fati i draftit të paraqitur të statutit të Asociacionit, pasi që Kosova nuk e pranon këtë version, pasi nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, Vuçiq është përgjigjur se nëse është kështu, atëherë asnjë nen nuk do të pranohet, dhe ky është thelbi.

“Ne nuk duam të flasim për sistemin e tyre ligjor, por për faktin se ne të dy duhet të bëjmë një kompromis për të arritur një marrëveshje”, ka thënë Vuçiq.

Presidenti serb ka përsëritur se në “vitin 2015 ai dhe Isa Mustafa kanë nënshkruar parimet për formimin e Asociacionit, duke thënë se Kosova tani po heq dorë nga ato, sepse kështu ka thënë gjykata e tyre Kushtetuese”.

“Nuk ka problem, nëse do të luani kështu, nuk ka kuptim që ta marrim seriozisht argumentin tuaj. Është një qasje e pakuptimtë. Ose do t’i përmbaheni asaj që jemi pajtuar në 2013 dhe 2015, ose është fundi i gjithçkaje. Dikush duhet ta kuptojë këtë”, ka thënë Vuçiq.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.