Politika

Deklaratat e Erdoganit shkaktojnë reagime: Të mos eksportojë problemet e politikës së tij

Premtimet e Presidentit Erdogan, për rritjen e investimeve vjetore turke deri në 1 miliard euro, si dhe një paketë joshëse financimesh, me ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë, ndërtimin e Parlamentit të ri dhe financimin e rindërtimit të 26 shtëpive muze në Gjirokastër, solli euforizëm në Tiranë.

Duket se, të gjitha këto kanë dashur që të kushtëzojnë palën shqiptare me mbylljen e shkollave të Gulenit, por një vendim i tillë ka pak, ose aspak gjasa që të ndodhë.

Ky përcaktim dhe, mbi të gjitha kushtëzimi i paketës së financimeve, shkaktoi reagimin e akademikëve të rrjetit të shkollave me financime turke, që bëjnë pjesë në cilësimin e Presidentit Erdogan si “guleniste”, si dhe të studiuesve dhe të analistëve shqiptarë.

“Unë do ta konsideroja si një vizitë tejet politike. Ishte një deklaratë, zgjatim i konflikteve të brendshme turke”, tha Ferdinand Gjana, rektor i Universitetit “Hena e plotë Beder”.

“Në një anë kemi një premtim të një prezence më të madhe turke, e cila duhet mirëpritur. Por, në anën tjetër, është e qartë që Shqipëria është një vend sovran, ku aspirata kryesore është përfshirja në Europën e bashkuar dhe njëkohësisht një vend, i cili duhet të ketë gjithnjë kujdes për sigurinë e tij të brendshme, për çdo element që prej këtë siguri. Ndërkohë, duke mos lejuar të importojë konflikte të tjera, që nuk janë tonat”, u shpreh Pirro Misha, studiues.

“Politika e tyre ka qenë se, pavarësisht kush ka qenë në pushtet, ruajnë një politikë konstante të dhënies së ndihmave të pakushtëzuara. Sa u përket deklaratave, ishin të papritura dhe të tepruara, sepse nuk kanë lidhje me realitetin në Shqipëri”, deklaroi Lutfi Dervishi, analist.

Sipas tyre, lëvizja Gulen është një lëvizje civile dhe emri i saj nuk figuron në asnjë nga listat e OKB-së për organizatat terroriste.

“Lëvizja Gulen është një vlerësim i vlerave të Islamit, e cila është konform demokracisë. Për sa i përket termit terrorizëm, aktualisht në kohët moderne kemi ‘të drejtën ndërkombëtare’, konventat e Kombeve të Bashkuara, të cilat e cilësojnë shumë qartë se kur diçka futet në këtë kategori. Deri më tani nuk kemi parë asnjë procedurë të tillë”, tha më tej rektori Ferdinand Gjana.

“Ç’është e vërteta, mua fjala terrorizëm më duket e tepruar, sepse fjala terrorizëm ka një kuptim të caktuar. Ashtu si në Kumanovë, edhe në këtë rast po përdoret gjithnjë e më shpesh. Por, këto ndoshta janë etiketime brenda një konteksti politik. Megjithatë, shteti shqiptar duhet të shohë interesin e tij. Në qoftë se ka elementë që shkelin ligjin shqiptar, atëherë duhet të ndërhyjë. Në qoftë se këto shkolla kryejnë një veprimtari krejt normale, nuk më duket e vendit që, vetëm pse e kërkon një udhëheqës tjetër, të ndërhyhet, kur aty përfshihen edhe interesat e mijëra studentëve, familjeve që kanë paguar”, vijoi komentin e tij studiuesi Misha.

“Përdorimi i fjalës terrorist është i fundit që mund të përdoret dhe nuk është në tagrin e zotit Erdogan, që ta përcaktojë se kush është terrorist. Duhet të ishte më i kujdesshëm ndaj bashkëbiseduesve, sepse djemtë e tyre kanë studiuar në kolegjet turke dhe kanë qenë në pozicione për të përcaktuar shumë mirë, nëse ka pasur dyshime për këto investime”, deklaroi analisti Dervishi.

Sipas studiuesit Misha dhe analistit Dervishi, Tirana zyrtare duhet të bëjë sa më shpejt të qartë qëndrimin e saj, në lidhje me aktivitetin e lëvizjes Gulen në Shqipëri.

“Duke qenë vend aleat Turqia, nga më kryesorët, mendoj se është e detyrueshme që qeveria shqiptare, në një datë të përshtatshme t’ia bëjë të qartë publikut qëndrimin e saj. Ta bëjë të qartë sesi qëndron kjo çështje”, tha studiuesi Misha.

“Deri tani, politika ka qenë e qartë për ndihma vëllazërore dhënë popullit vëlla, ndihma pa kushte dhe tejkalimi i kësaj do të ishte një hap tjetër, për mendimin tim, i papranueshëm. Dhe ende nuk e kuptoj pse është ende i paartikulueshëm nga qeveria e Tiranës”, u shpreh Lutfi Dervishi.

Related Articles

Nje koment

  1. Ku jane patriotet islamike shqiptare qe nuk flasin kur perdhoset figura kryesore kombetare???…Apo ju duket vetja “patriote” sepse i dalin zot pushtuesit perdhunuesit, perqudnuesit 500-vjear te popullit tone….Ku jane ata “patriote” kuq e zi, qe brenda ne shtepine e tyre, fekalet turke injorojne simbolet tona me te shtrenjta???…Ku jane ata qenef-politikane, qe dikur ulerinin…e duam Shqiperine si gjithe Europa….Ku jane shoqeria civile, mbeturinat e llojit Muq, e gjithe ajo jashteqitje anadollake, qe flet gjithe diten per “tolerance fetare”, dhe ne anen tjeter perloten per xhihad???….Dhe xhihadin e shpallen boterisht ne mes te Tiranes, ne prezencen e nje neverie politikanesh dhe mbeturinash te helmuara benevrekesh….duke hedh poshte gjakun dhe sakrificat shekullore te popullit….Ku eshte “elita”turke shqipfolese, qe nuk proteston kunder dhunimit te objekteve te krishtera nga fekalet turke-arabe, pse nuk flasin se mbi themelet e ketyre objekteve, eshte hedhur kolera turke per te zhdukur identitetin??? Si nuk ju vjen turp dhe te vjellet, kur pretendohet per ngritjen e xhamive neper kala, te cilat jane ngritur pikerisht kunder pushtuesve, e aq ma teper kunder kesaj kolere???…Ne radhe te pare ky eshte turp dhe ofendim ,per ate pjese te popullit deshindent mysliman, qe jo per deshiren e tyre, quhen te tille,….dhe ne radhe te dyte eshte sakrilegj i rende qe i bahet popullsise se krishtere, te cilet sakrifikuan nder shekuj çdo gje per te ruajtur te paster identitetin….Dhe kryesorja ,kjo eshte nje goditje antikombetare, ne rrugen drejt Europes….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button