Dekriminalizimi, Balla: Të përfshihen SHBA, BE dhe Komisioni i Venecias
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Posaçëm për Dekriminalizimin ka kërkuar që pjesë e këtij procesi të jenë edhe ata persona të hetuar, por jo të gjykuar.
Balla mori si shembull kreun e opozitës, Lulzim Basha, i cili sipas tij u gjet fajtor nga Prokuroria, por për shkak te raporteve mjekësore nuk u gjykua.
“Pjesë e këtij procesi duhet të jenë dhe personat e hetuar dhe jo të gjykuar. Si rasti i Lulzim Bashës që u gjet fajtor nga Prokuroria, por për shkak të raporteve mjekësore nuk u gjykuan”, tha Balla.
Lidhur me platformën e Partisë Demokratike për dekriminalizimin, Balla u shpreh se, nuk e ka parë ende, por ka propozuar që të përfshihen në këtë proces Komisioni i Venecias, BE-së dhe SHBA dhe të mos behet show mediatik.
“Nuk i kam parë propozimet e PD. Unë propozova që të përfshihen dhe SHBA. Të mos behet show mediatik. Por një proces të qartë konsultimi. Duhet një ekspertizë profesionale nga komisioni i Venecias, BE-së dhe SHBA-së. Nuk mundet që kolegët e opozitës t’i kapin gjerat nga fundi. Duhet të bëjmë një proces që t’i shërbejë çështjes”, tha Balla.
Gjithashtu ai u shpreh se edhe komisioneri i Zgjerimit në BE, Johanes Hahn ka përshëndetur ecurinë e Shqipërisë dhe reformat e ndërmarra.
“Johanes Hahn ka përshëndetur ecurinë e Shqipërisë dhe Reformat e ndërmarra. U përshëndet lufta ndaj korrupsionit dhe lufta ndaj drogës dhe operacionet e policisë”, tha Balla.
Më tej, ai theksoi se element kyç mbetet dialogu politik në Kuvendin e Shqipërisë. Duke folur për marrëveshjen e dhjetorit mes opozitës dhe mazhoarancës, kryesisht për çështjen e dekriminalizimit, Balla thekson se ky është një proces që s’mund të realizohet në mënyrë ne njëanshme.
Marrëveshja e dhjetorit adreson çështjen e dekriminalizimit. Ky është një proces që s’mund të realizohet në mënyrë të njëanshme.
“Duhet të vazhdojë dialogu politik në Kuvendin e Shqipërisë. Marrëveshja e dhjetorit adreson çështjen e dekriminalizimit. Ky është një proces që s’mund të realizohet në mënyrë ne njëanshme”, u shpreh deputeti socialist Balla.