Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 94.17 ▼1.42%
ARI 4,990 ▼0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,158 ▼ -0.12% ETH $2,329 ▲ +0.31% XRP $1.5238 ▲ +0.27% SOL $94.2600 ▼ -0.5%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.17 ▼1.42 % ARI 4,990 ▼0.36 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.17 ▼1.42 % ARI 4,990 ▼0.36 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Politika

Dekriminalizimi, palët sheshojnë mosmarrëveshjet: Procesi në komision dhe me konsensus

Procesit të dekriminalizimit duket se i  është hapur “drita jeshile” për të vijuar shpejt dhe me konsensus. Të paktën të tilla duken gjasat, nga mbledhja e konferencës së kryetarëve, pas së cilës ishte LSI-ja, që njoftoi e para se janë marrë parasysh kushtet dhe propozimet e saj për këtë proces: ai të vijojë shpejt dhe me konsensus në komisionin e posaçëm parlamentar.

Duket se në këtë qëndrim ka mbërritur edhe vetë Taluant Balla, nga Partia Socialiste, pas artikulimit po prej tij një javë më parë se komisionit të posaçëm i kishte mbaruar mandati dhe procesi i hartimit të draftit ligjor duhej të vijonte në Parlament.

Balla nuk përmendi për asnjë moment mundësinë për ta miratuar draftin e dekriminalizimit edhe të vetëm, nëse opozita nuk bie dakord. Por, gjithsesi, dakordësia duket se nuk ka shuar një tjetër çështje jo pak të rëndësishme, atë se ku duhet të bëhen ndryshimet kushtetuese.

Socialistët, përmes Taulant Ballës, janë të qëndrimit se ndërhyrja në ligjin themeltar të shtetit duhet të bëhet nga Parlamenti, ndërsa LSI-ja pohoi po sot se e gjithë korniza ligjore duhet të bëhet nga komisioni i posaçëm, çfarë duket se mbështetet edhe nga demokratët.

Përveç ndryshimeve kushtetuese, edhe vetë dy draftet kanë elementë të tjerë ku ndahen. Forca më e madhe në pushtet këmbëngul se është përfshirja edhe e disa veprave penale, si penguese të mbajtjes së posteve publike.

Socialistët, ndërkaq, përjashtojnë në mënyrë kategorike testn e drogës, ndërsa i japin përgjigje kërkesës së demokratëve për marrjen e detyrueshme të shenjave të gishtërinjve.

Për këto pika, ku ndahen Qeveria dhe PD për procesin, LSI i quan ndarje mes palëve, duke dëshmuar pozicion të barazlarguar për shkak të qëndrimit se, procesi duhet të bëhet vetëm me konsensus. Për zgjidhjen që iu dha sot vijueshmërisë së procesit, Petrit Vasili megjithatë nuk fshehu kontributin e partisë që përfaqëson për mbërritjen në këtë dakordësi mes PS dhe PD.

1 Koment

  • Krist 23 September 2015, 17:27

    Balla nuk ka nga e luan bythen,sepse ka nje mareveshje,me mderhyrjen e nderkombetareve,qe ishte e detyruar ta firmose edhe PS.Rruge tjeter vec komisionit te krijuar per dekriminalizimin,si dhe konsesnus nuk ka,do,apo nuk don Balla (PS).Edhe per flamurin te mos perpiqen ta marrin ata qe nuk e deshen kete komision,por vetem PD e cila ishte inisiatorja,insistuesja dhe formuluesja e ketij procesi.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.