☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,585 ▼0.4%
DOW 46,474 ▼0.42%
NASDAQ 21,859 ▼0.62%
NAFTA 113.72 ▲1.17%
ARI 4,711 ▲0.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,678 ▼ -1.76% ETH $2,096 ▼ -2.4% XRP $1.3089 ▼ -2.5% SOL $80.0800 ▼ -2.58%
S&P 500 6,585 ▼0.4 % DOW 46,474 ▼0.42 % NASDAQ 21,859 ▼0.62 % NAFTA 113.72 ▲1.17 % ARI 4,711 ▲0.56 % S&P 500 6,585 ▼0.4 % DOW 46,474 ▼0.42 % NASDAQ 21,859 ▼0.62 % NAFTA 113.72 ▲1.17 % ARI 4,711 ▲0.56 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Kronika

Dekriminalizimi/ Prokuroria nis hetimet për KQZ, Denar Biba i ankohet Ramës dhe ambasadorëve

Ndërkohë që Prokuroria ka nisur hetime për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ky institucion i ka dërguar letër krerëve të shtetit si dhe disa prej përfaqësuesve ndërkombëtarë në Tiranë.

Në letrën e siguruar nga “BalkanWeb” që mban firmën e kreut të KQZ-së, Denar Biba thuhet se “e gjithë veprimtaria jonë për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit është kryer dhe do të vijojë të kryhet me përgjegjshmëri të lartë dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën e legjislacionin në fuqi”.

Bashkëngjitur me letrën Biba dërgon edhe informacionin e detajuar rreth procesit të verifikimit nga KQZ, të formularëve të vetëdeklarimit.

Letra i dërgohet Presidentit Bujar Nishani, kryeministrit Edi Rama, Kreut të Kuvendit Ilir Meta, ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin, ambasadorit të SHBA-ve, Donald Lu, ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchardt si dhe kreut të zyrës së KiE-s në Tiranë, Claus Neukirch.

Më 16 shkurt 2017, Prokuroria e Tiranës regjistroi procedimin penal ndaj KQZ-së, duke e akuzuar për shkelje ligjore si për rastin e deputetit socialist Armando Prenga, ashtu dhe për dy kryetarë bashkie. KQZ u akuzua nga Prokuroria për shkelje të ligjit, duke pranuar deklarime jashtë afateve dhe për mosbashkëpunim.

Oficerë të policisë gjyqësore nga Prokuroria e Tiranës sekuestruan pranë KQZ-së të gjithë dokumentacionin.

Sipas prokurorisë, KQZ ka shkelur ligjin duke lejuar të zgjedhurit të dorëzojnë një formular të dytë një muaj përtej afatit ligjor.

LETRA

Duke vlerësuar gatishmërinë dhe bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që ju personalisht dhe institucionet që ju drejtoni i keni dhënë KQZ-së në punën e saj, në funksion të përmirësimit të standardeve zgjedhore të kërkuara, nisur nga disa pretendime të ngritura së fundmi nga Prokuroria e Përgjithshme, po Ju dërgojmë bashkëlidhur informacionin e detajuar rreth procesit të verifikimit nga KQZ, të formularëve të vetëdeklarimit në zbatim të ligjit nr.138/2015 ‘Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen dhe ushtrojnë funksione publike’. Gjithashtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju siguron se, e gjithë veprimtaria jonë për zbatimin e ligjit të ‘dekriminalizimit; është kryer dhe do të vijojë të kryhet me përgjegjshmëri të lartë dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën e legjislacionit në fuqi.

Duke Ju falënderuar për bashkëpunimin,

Me respekt

Denar Biba,

Kryetar i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.