Bota

Delegacioni i SHBA-ve në krye me Bolton takohet me delegacionin e Turqisë

ANKARA (AA) – Delegacioni i Turqisë i kryesuar nga Zëdhënësi Presidencial, Ibrahim Kalın, dhe ai i SHBA-ve i kryesuar nga Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, John Bolton janë takuar në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimi i zhvilluar në Kompleksin Presidencial ka zgjatur 2 orë e 10 minuta.

“Bolton dhe Kalın patën një bisedë të frytshme”

Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Garret Marquis, Marquis në deklaratën për gazetarët amerikanë që erdhën në Turqi bashkë me Bolton, në lidhje me takimet e realizuara tha: “Bolton dhe Kalın zhvilluan një bisedë të frytshme në lidhje me vendimin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për tërheqje nga verilindja e Sirisë me një shpejtësi të përshtatshme”, tha Marquis.

Ai tha se palët kanë përcaktuar temat që do të trajtohen për më shumë dialog, ndërsa kanë theksuar në marrëdhëniet bilaterale mes SHBA-ve dhe Turqisë.

Marquis potencoi se administrata amerikane në lidhje me bashkëpunimin në Siri, është duke pritur konsultimet që vazhdojnë sot mes ushtarëve.

Në delegacionin turk përveç Kalın morën pjesë zëvendësministri i Jashtëm, Sedat Önal, zëvendësministri i Mbrojtjes, Yunus Emre Karaosmanoğlu, zëvendës shefi i inteligjencës turke, MIT, Cemalettin Çelik dhe zyrtarët të tjerë.

Ndërsa në palën amerikane përveç Bolton morën pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane, Joseph Dunford, përfaqësuesi special i koalicionit global kundër DEASH-it, James Jeffrey si dhe zyrtarët të tjerë.

Theksohet se Bolton pasdite do të largohet nga Ankaraja ndërsa Dunford dhe Jeffrey do të qëndrojnë edhe një kohë për të vazhduar bisedimet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button