☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 83.06 ▼0.56%
ARI 4,629 ▼0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $80,439 ▲ +1.89% ETH $2,510 ▲ +0.24% XRP $1.4458 ▲ +2.13% SOL $107.8000 ▲ +5.88%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.06 ▼0.56 % ARI 4,629 ▼0.74 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.06 ▼0.56 % ARI 4,629 ▼0.74 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Politika

Demian Smith, zv.ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri

Demian Smith është zëvendësambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Lajmin e bëri të ditur Ambasada e SHBA në Tiranë.

“Smith është një diplomat karriere, i cili e ka vizituar për herë të parë Shqipërinë si turist në vitin 1997 dhe thotë se është “i gëzuar për aventurën tonë të re, për rikthimin në Ballkan dhe pres me padurim për të zbuluar Shqipërinë, shtëpinë tonë të re. Ndërsa ne mezi presim që ai të rizbulojë mikpritjen e popullit shqiptar dhe miqësinë e ngrohtë midis amerikanëve dhe shqiptarëve. Mirësevjen në Shqipëri!”, shprehet Ambasada amerikane.

Një diplomat amerikan karriere, Demian Smith nisi detyrën si zëvendësshef i Misionit në Ambasadën e SHBA në Tiranë, në korrik 2021. Më parë, ka shërbyer si zv.ambasador në Detyrë dhe Këshilltar Politik dhe Ekonomik në Ambasadën e SHBA në Uellington, Zelandën e Re, duke mbikëqyrur partneritetin tonë të ngushtë dhe ndihmuar në udhëheqjen e Misionit të SHBA-së përgjatë sulmeve të tmerrshme terroriste në xhaminë Christchurch dhe një shpërthimi vullkanik.

Më parë, ka shërbyer si shef kabineti i këshilltarit të Departamentit të Shtetit, duke menaxhuar projekte të veçanta diplomatike për Sekretarin e Shtetit John Kerry. Detyrat e tij në Uashington përfshijnë Ndihmësin e Posaçëm në Zyrën e Çështjeve të Azisë Lindore dhe Paqësorit dhe Kabinetin e Planifikimit të Politikave të Sekretarit. Jashtë vendit, ai ka shërbyer në Tailandë, Serbi dhe Indi.

Demian është aktiv në përpjekjet për këshillimin dhe rekrutimin e të rinjve në Departamentin e Shtetit, me një fokus të veçantë në komunitetin hispanik, si dhe është anëtar i Këshillit të Punonjësve Hispanikë të Agjencive të Punëve të Jashtme. Ai flet shqip, serbisht dhe spanjisht, si dhe pak frëngjisht dhe gjermanisht.

Para punës së tij në Departamentin e Shtetit, ai ka qenë drejtor në Këshillin Atlantik, mësues në shkollë të mesme, shofer autobusi shkolle dhe kuzhinier në një restorant teatroje me tematikë mesjetare.

Me origjinë nga Virginia Beach, Virginia, Demian është diplomuar në Kolegjin William & Mary dhe Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes. Demian dhe gruaja e tij Susanne Sell kanë tri fëmijë energjikë dhe dy mace qimegjata.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.