Demo pret në takim ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj: Shkëmbim përvojash në rrugën e përba
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Demo, ka pritur sot në një takim kortezie Ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj, me fokus forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe proceset integruese të rajonit.
Përmes një reagimi pas takimit, ministri Demo vlerësoi lart frymën e bashkëpunimit dhe rolin thelbësor që luan pushteti vendor si një përgjegjësi e përbashkët mes dy vendeve.
”Kënaqësi të prisja në një takim kortezie Ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj. Pushteti vendor është një nga përgjegjësitë që ndajmë dhe një fushë ku kemi shumë hapësirë për të shkëmbyer përvoja e për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve,” u shpreh Demo.
Më tej, ministri i Brendshëm nënvizoi rëndësinë e perspektivës europiane të rajonit dhe kontributin e spikatur të komunitetit shqiptar në Malin e Zi.
”Folëm edhe për rrugën europiane të rajonit dhe kontributin e rëndësishëm që shqiptarët në Malin e Zi po japin në këtë proces. Një përfaqësim që na bën krenarë, sidomos kur përkthehet në punë dhe rezultate konkrete,” përfundoi ministri Demo.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.