☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.23 ▲1.6%
ARI 4,560 ▲0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,338 ▲ +0.99% ETH $2,043 ▲ +1.96% XRP $1.3532 ▲ +1.47% SOL $83.5400 ▲ +1.33%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.23 ▲1.6 % ARI 4,560 ▲0.8 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.23 ▲1.6 % ARI 4,560 ▲0.8 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Denaj në Forumin Ekonomik të Shkupit: Bashkëpunimi ekonomik rajonal i shërben integrimit më të shpejtë në BE

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mori pjesë në  Forumin Ekonomik të Shkupit, që u zhvillua në Maqedoninë e Veriut. Në ndërhyrjen e saj Znj. Denaj vlerësoi, se Forumi krijon hapësirën për një dialog shumëpalësh dhe i shërben angazhimit tonë të përbashkët dhe përpjekjeve për të rritur më tej bashkëpunimin rajonal dhe integrimin sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian.

“Perspektiva e vendeve tona për anëtarësimin në BE është e rëndësishme për të siguruar stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin në një treg ekonomik më të gjerë, tha Denaj,  duke shtuar,  se ndaj në këtë frymë  zbatimi i agjendës së Ballkanit Perëndimor është një angazhim që po materializohet ditë pas dite, në kuadër edhe të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC)”.

“Perspektiva e vendeve tona për anëtarësimin në Bashkimin Evropian është e rëndësishme për të siguruar stabilitetin rajonal aq të nevojshëm, tha Denaj, ku theksoi se Plani ekonomik dhe i investimeve, i konfirmuar tetorin e kaluar nga Komisioni Evropian me gati 30 miliardë euro investime që do të vijnë, është sigurisht një domosdoshmëri, pasi vjen në një periudhë post pandemie dhe së dyti, që synimet tona ekonomike të përbashikëta të arrihen”.

Ministrja Denaj vlerësoi arritjet gjatë kryesimit të CEFTA nga Maqedonia së Veriut, ku shumë fusha prioritare të bashkëpunimit po përparojnë, ndërkohë  që tranzicioni i gjelbër dhe ai digjital i ekonomive tona, mbeten më një rëndësi të lartë.

Një rol të rëndësishëm, sipas Ministres Denaj, kanë dhënë dhe bashkëpunimi i Dhomave Kombëtare të Biznesit të vendeve të Ballkanit përëndimor.

Vendi ka qënë shumë aktiv në kontributin e dhënë për Planin e Përbashkët të Ndërveprimit Rajonal të Tregut (CRM AP) 2021-2024, i cili bazohet në standartet e BE dhe përfshin 4 fusha kryesore të bashkëpunimit, përkatësisht:

  • zona e tregtisë rajonale: lëvizja e lirë e mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve
  • zona rajonale e investimeve
  • zona digjitale rajonale
  • zona rajonale industriale dhe innovative

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.