Kosova
Deputetët arrijnë në Kuvend, të pranishme Jacobson dhe Lunacek
Deputetët kanë filluar të arrijnë në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të mbahet seanca konstituive në orën 12.00.
Ndryshe, para pak çastesh kreu i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i PDK-së, Hashim Thaçi nënshkruan marrëveshjen për koalicionin qeverisës 2014-2018.
Në Kuvend është parë edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa, deputetët Vjosa Osmani, Avdullah Hoti, Kujtim Shala, po ashtu janë parë edhe deputetë të parive tjera, si kreu i NISMA-s, Jakup Krasniqi, pastaj Fatmir Limaj, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, etj.
Në Kuvend të pranishëm janë edhe ambasadorja amerikane, Tracey Ann Jacobson, eurodeputetja, Ulrike Lunacek.