🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 86.19 ▼0.76%
ARI 4,154 ▲0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
₿ CRYPTO
BTC $75,256 ▼ -0.46% ETH $2,133 ▼ -1.39% XRP $1.0976 ▼ -2.95% SOL $86.5900 ▼ -1.66%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 86.19 ▼0.76 % ARI 4,154 ▲0.96 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 86.19 ▼0.76 % ARI 4,154 ▲0.96 %
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
10 Nën 2026
Breaking
Politika

Deputetët debatojnë për vizitën e ministrit te Veliaj në burg, Kapri: Nuk është sekret shtetëror

Të ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, deputeti dhe nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erion Malaj, dhe deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, zhvilluan një debat lidhur me transferimin e kryebashkiakut të Tiranës nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, si dhe vizitën e ministrit të Drejtësisë, në ambientet e burgut.

Malaj iu referua përgjigjes institucionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, duke theksuar se ekzistojnë procedura të përcaktuara për mënyrën se si veprohet në raste të tilla. Ai e cilësoi debatin si një përpjekje për të marrë vëmendje mediatike nga opozita, ndërsa nënvizoi se nuk dëshiron të komentojë çështje që lidhen me drejtësinë.

“Nuk isha në komision, por e dëgjova përgjigjen institucionale të drejtoreshës së Përgjithshme të Burgjeve. Ishte shumë e qartë, sepse ka një procedurë se si veprohet. Nuk jemi aty për të marrë vëmendjen. Unë po flas për parimin. Ju po bëni show mediatik, që me të drejtë në opozitë do ta bëjë gjithkush, nuk kam kundërshtim. Ministri e ka deklaruar vizitën e tij qartësisht se çfarë ka ndodhur. Unë nuk komentoj çështje që kanë lidhje me drejtësinë. I qëndroj parimit që çdokush që është i padënuar me formë të prerë është i pafajshëm. Pjesa tjetër pastaj mendoj që duhet marrë informacioni, sepse deputetët sigurisht që janë në funksionin e tyre dhe mund të mbikëqyrin institucionet. Sot zoti Kapri e kërkoi dhe i dhanë përgjigjen se si merret dhe i thanë se është çështje sekrete”, tha deputeti Erion Malaj.

Nga ana tjetër, Kapri tha se vizita e ministrit të Drejtësisë në burg nuk përbën sekret shtetëror. Ai deklaroi se në Komision kishte kërkuar informacion konkret për vizitën e ministrit në mes të natës, duke pretenduar se bëhet fjalë për ndërhyrje të ekzekutivit ndaj një personi nën hetim dhe duke e cilësuar këtë si cenim të reformës në drejtësi.

“Vizita e Gogut në burg nuk është sekret shtetëror. Unë pyeta konkretisht në komision, po e them dhe këtu në emision, kërkova informacion mbi vizitën në mes të natës të ministrit të Drejtësisë në burg. Këtu nuk ka lidhje sistemi i drejtësisë, por është ekzekutivi që ndërhyn dhe bën shantazh ndaj kryetarit në detyrë, që ka marrë peng Bashkinë e Tiranës nga burgu. Tani ka një ligj themelor që thotë se për të takuar një të paraburgosur nën hetim, së paku kërkohet leje e posaçme. Së paku ministri nuk ka marrë leje. Kjo është cenim i reformës në drejtësi, për të cilën deputeti i mazhorancës këtu sapo e mbivlerësoi. Besoj se është ndërhyrje e drejtpërdrejtë e pushtetit ekzekutiv. Pra, ministri ka shkuar dhe ka shantazhuar një person nën akuzë”, tha deputeti Erald Kapri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.