Deputetët e Berishës i bashkohen protestës para Kuvendit, vijojnë përplasjet me Policinë
Përshkallëzohet situata e sigurisë përpara parlamentit, ku katër deputetë të opozitës, Besart Xhaferri, Saimir Korreshi, Klevis Balliu dhe Bardh Spahia, kanë lënë sallën e seancave plenare për t’iu bashkuar protestuesve në rrugë.
Prania e deputetëve vjen në një moment mjaft të tensionuar, ndërsa turma e qytetarëve po kërkon me ngulm heqjen e gardhit metalik të vendosur nga forcat e rendit në Rrugën e Elbasanit për të mundësuar marshimin drejt godinës së Kuvendit.
Për të zmbrapsur protestuesit dhe për të shmangur çarjen e perimetrit të sigurisë, Policia e Shtetit ka përdorur përsëri gaz lotsjellës, ndërsa përplasjet mes turmave dhe efektivëve në terren vijojnë.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.