Deputetët e LVV-së nisin të dalin nga Kuvendi
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të dalin nga objekti i Kuvendit të Kosovës, ndërsa situata jashtë institucionit është tensionuar pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës ndaj protestuesve që kishin rrethuar objektin e Kuvendit.
Policia ka përdorur gaz lotsjellës në përpjekje për t’i shpërndarë protestuesit.
Ndërkohë, Administrata e Kuvendit ka mbyllur sallën plenare, pasi Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës nuk kanë arritur marrëveshje për miratimin në lexim të dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Mosmarrëveshjet ndërmjet partive lidhur me këtë projektligj kanë sjellë përshkallëzim të situatës, ndërsa protesta jashtë Kuvendit është shoqëruar me ndërhyrje të forcave të rendit.
Zhvillimet brenda dhe jashtë Kuvendit vijojnë të mbahen nën vëzhgim, ndërsa mbetet e paqartë nëse seanca plenare do të rifillojë dhe nëse palët do të arrijnë një marrëveshje për projektligjin./Telegrafi.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.