Autoambulanca pranë Kuvendit, deputetët raportojnë se gazi lotsjellës ka depërtuar brenda
Një autoambulancë është parë pranë objektit të Kuvendit të Kosovës, në një kohë kur situata jashtë ndërtesës është tensionuar pas përplasjeve mes protestuesve dhe Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.
Deputetë që ndodhen brenda Kuvendit kanë njoftuar se gazi lotsjellës i përdorur jashtë objektit ka depërtuar edhe në hapësirat e brendshme të ndërtesës.
Përreth Kuvendit vazhdon të ketë prani të shtuar të forcave policore, ndërsa situata mbetet e tensionuar.
Më herët, Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës gjatë përplasjeve me protestuesit, në përpjekje për ta vënë situatën nën kontroll.
Prania e autoambulancës pranë objektit vjen në kohën kur vazhdojnë tensionet dhe grumbullimi i protestuesve në afërsi të Kuvendit./Telegrafi/
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.