☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,804 ▼0.04%
DOW 51,684 ▼0.32%
NASDAQ 27,234 ▼0.04%
NAFTA 93.91 ▲0.18%
ARI 4,180 ▼0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,436 ▲ +0.66% ETH $2,516 ▼ -0.62% XRP $1.3720 ▼ -0.41% SOL $107.5600 ▼ -1.14%
S&P 500 7,804 ▼0.04 % DOW 51,684 ▼0.32 % NASDAQ 27,234 ▼0.04 % NAFTA 93.91 ▲0.18 % ARI 4,180 ▼0.26 % S&P 500 7,804 ▼0.04 % DOW 51,684 ▼0.32 % NASDAQ 27,234 ▼0.04 % NAFTA 93.91 ▲0.18 % ARI 4,180 ▼0.26 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Politika

“Deputetët e PD të futen atje te vendi”, ish-prokurori: Le të sakrifikohen dhe t’i nxjerrin provat që kanë

Publikimi i materialeve hetimore dhe lufta kundër korrupsionit, ka ndezur debatin në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN pasi gazetari Lavdrim Lita deklaroi se deputetët e Partisë Demokratike që pretendojnë se disponojnë materiale të SPAK duhet t’i bëjnë ato publike, edhe përmes mediave jashtë Shqipërisë. Por sipas tij, mungon vullneti për të luftuar korrupsionin

“Këta deputetët e Partisë Demokratike që kanë USB-në e SPAK-ut, ta çojnë në Kosovë, ta çojnë në Kroaci, ta botojnë, ta botojnë në një media andej dhe e marrim ne dhe e botojmë. Ka për kapur për të futur brenda. Ka një mungesë vullneti për të luftuar korrupsionin”, tha Lita.

Në përgjigje të tij, deputeti demokrat Gjin Gjoni i tha: “Ju po të jeni të zotë merruani deputetëve dhe informacioni dhe bëni publike se kjo tani ose nëpërmjet mjeteve që juve keni”.

Por për ish-prokurorin Eugen Beci, deputetët që pretendojnë se kanë prova duhet të jenë të gatshëm të përballen edhe me pasoja, duke theksuar se duhet të sakrifikohen që situata të ndryshojë.

“Deputetët kanë çik imunitet. Në rast se duhet ta çojnë luftën politike deri në fund le të bëhen theror, le të hyjnë nja dy-tre muaj ndonjë atje te vendi aty. Unë jam për këtë që për gjëra të kësaj natyre duhet të sakrifikohen dy-tre veta në mënyrë që gjërat fillojnë të rregullohen. Ne si juristë e dimë nevojën ekstreme. Absolutisht nevoja ekstremë e mirë që të duhet të sakrifikohet dy tre veta në mënyrë që gjërat fillojnë të rregullohen”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.