☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 29 May 2026
S&P 500 7,580 ▲0.22%
DOW 51,005 ▲0.66%
NASDAQ 26,966 ▲0.18%
NAFTA 87.01 ▼2.13%
ARI 4,592 ▲1.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1643 EUR/GBP 0.8667 EUR/CHF 0.9143 EUR/ALL 95.4658 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 53.4504 EUR/JPY 185.49 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1643 EUR/GBP 0.8667 EUR/CHF 0.9143 EUR/ALL 95.4658 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 53.4504 EUR/JPY 185.49 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $74,277 ▲ +1.02% ETH $2,039 ▲ +0.94% XRP $1.3310 ▲ +0.3% SOL $83.1000 ▲ +0.81%
S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,005 ▲0.66 % NASDAQ 26,966 ▲0.18 % NAFTA 87.01 ▼2.13 % ARI 4,592 ▲1.3 % S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,005 ▲0.66 % NASDAQ 26,966 ▲0.18 % NAFTA 87.01 ▼2.13 % ARI 4,592 ▲1.3 %
EUR/USD 1.1643 EUR/GBP 0.8667 EUR/CHF 0.9143 EUR/ALL 95.4658 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 53.4504 EUR/JPY 185.49 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1643 EUR/GBP 0.8667 EUR/CHF 0.9143 EUR/ALL 95.4658 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 53.4504 EUR/JPY 185.49 EUR/CAD 1.6074
29 May 2026
Breaking
Opinion

Lirimi i Erion Veliajt nuk e bën pis “Gjykatën e Lartë”, kurthi mediatik për ta paraqitur vendimin si PAZAR është vet�

Nga Hermes Kafexhiu

E keni parë besoj që, më shumë se kurrë, disa analistë opozitarë ose hapur anti-Veliaj, madje disa prej tyre po plaken politikisht duke e sharë nga mëngjesi në darkë kanë dalë prej më shumë se katër netësh në prime-time dhe e paraqesin si fakt të kryer lirimin e kryebashkiakut. E bëjnë këtë duke i dhënë një dozë dramatike narrativës, sikur lirimi i tij është imponuar, sikur është bërë nga “miqtë e tij” në Gjykatën e Lartë e të tjera me radhë.

Argumenti kryesor është ky vendim unifikues, për të cilin personalisht kam folur edhe më herët se është totalisht një procedurë institucionale. Ndërkohë, vite më parë, kujtoj vendimin e famshëm mbi Ilir Metën pas videos së famshme, ku askush nuk foli për “miq” apo “kapje”, por për interpretim juridik dhe standard procedural.

Në fakt, e gjitha kjo është një strategji klasike komunikimi me fuqi kompleksimi, sidomos në rastet kur priten vendime të rëndësishme të drejtësisë. Formula është e thjeshtë: “Ta shpallim fajtorin përpara vendimit, që gjyqtarët të ndihen nën presion moral nëse marrin një vendim ndryshe nga ai që kërkon turma televizive”.

Më pas krijohet vorbulla mediatike që synon t’i shtyjë gjyqtarët drejt një qasjeje personale, duke i bërë të mendojnë se “gjyqi publik” do t’i vulosë si njerëzit që liruan të korruptuarit dhe jo si ata që dhanë drejtësi sipas ligjit. Pra, e gjitha është një skenar i ndërtuar për të deformuar klimën e vendimmarrjes dhe për ta kthyer drejtësinë në peng të perceptimit mediatik.
Por këtu nis edhe problemi më i madh. Nëse drejtësia fillon të marrë vendime nga frika e studiove televizive dhe jo mbi bazën e provave, atëherë nuk kemi më shtet të së drejtës, por tribunal emocional të ekranit. Dhe ky është një precedent i rrezikshëm jo vetëm për Veliajn, por për çdo qytetar që nesër mund të gjendet përballë një gjykate.

Gjykatat nuk janë aty për të kënaqur panelistët, as për të prodhuar tituj bombastikë për mbrëmjen. Janë aty për të zbatuar ligjin, edhe kur kjo nuk i pëlqen zhurmës politike apo histerisë së rrjeteve sociale. Sepse drejtësia që kërkon duartrokitje nuk është drejtësi; është spektakël.

Në fund, kush po përpiqet sot ta paraqesë çdo vendim të mundshëm si “pazar”, rrezikon të bëjë autogolin më të madh: të minojë besimin te vetë sistemi që deri dje thoshte se duhej mbrojtur. Dhe kur publiku fillon të bindet se çdo gjyqtar është i kapur sapo nuk vendos sipas dëshirës së studios, atëherë nuk është më në krizë një individ apo një çështje konkrete, por vetë ideja e drejtësisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.