🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 13 August 2026
S&P 500 7,749 ▲0.26%
DOW 53,770 ▼0.04%
NASDAQ 26,588 ▲0.54%
NAFTA 82.28 ▼1.19%
ARI 4,476 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
₿ CRYPTO
BTC $63,501 ▼ -0.52% ETH $1,879 ▼ -0.24% XRP $1.0052 ▼ -1.71% SOL $75.7100 ▼ -0.92%
S&P 500 7,749 ▲0.26 % DOW 53,770 ▼0.04 % NASDAQ 26,588 ▲0.54 % NAFTA 82.28 ▼1.19 % ARI 4,476 ▲0.19 % S&P 500 7,749 ▲0.26 % DOW 53,770 ▼0.04 % NASDAQ 26,588 ▲0.54 % NAFTA 82.28 ▼1.19 % ARI 4,476 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
13 Aug 2026
Breaking
Politika

Ministri Nufi në Bruksel: Shqipëria, faktor stabiliteti në Evropën Juglindore

Këtë të premte, më 29 maj, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi një takim në Bruksel me Zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Radmila Šekerinska.

Në fokus të diskutimeve ishin siguria në Ballkanin Perëndimor, angazhimi i Shqipërisë në Aleancë dhe përgatitjet për samitet e ardhshme të NATO-s.

Përgjatë takimit, ministri Nufi rikonfirmoi vendosmërinë e Shqipërisë për të mbetur një faktor konstruktiv në Evropën Juglindore, duke mbështetur paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.

Në bisedë u nënvizua gjithashtu angazhimi i palëkundur i Shqipërisë ndaj NATO-s dhe vlerave euroatlantike, si dhe zbatimi i vendimeve të Samitit të Hagës për rritjen e investimeve në mbrojtje. Nufi vuri në dukje se, rritja e buxhetit të mbrojtjes do t’i japë Shqipërisë më shumë fleksibilitet për të përmbushur detyrimet dhe kërkesat e Aleancës.

Një tjetër çështje e trajtuar ishte modernizimi i kapaciteteve ushtarake dhe rigjallërimi i industrisë vendase të mbrojtjes, për të cilën Ministri tha se, ka pasur zhvillime inkurajuese dhe interes në rritje nga partnerët ndërkombëtarë të industrisë së mbrojtjes.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për përgatitjet për Samitin e NATO-s në Ankara më 7-8 korrik, ndërsa kreu i Mbrojtjes shqiptare theksoi rëndësinë e punës për organizimin e Samitit historik të NATO-s në Tiranë në vitin 2027-të.

Ministri Nufi nënvizoi gjithashtu se Shqipëria mbetet e angazhuar për forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike në bashkëpunim të ngushtë me NATO-n dhe aleatët, si pjesë e rritjes së qëndrueshmërisë dhe sigurisë kombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.