Politika

Berisha: Veliaj po pasuron vëllain, bashkëshorten, vjehrrën, dajën

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë tubimit të përnatshëm të qytetarëve në Rrugën e ‘Shpresës’ ka sjellë në vëmendje megavjedhjet nepotike të Erion Veliajt, i cili po pasuron familjarët e tij dhe të bashkëshortes Ajola Xoxa.

Berisha theksoi se Veliaj po pasuron vëllanë, bashkëshorten, vjehrrën, dajën e të tjerë.

Lideri i opozitës u bëri thirrje qytetarëve që në orën 11:00 të bashkohen me opozitën për të protestuar dhe për të varur në shtyllën e turpit Veliajn i cili e ka shndërruar bashkinë në pronë personale.

Po ashtu u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen në portestën kombëtare që do të zhvillohet në datën 11 korrik para Kryeministrisë.

“Ne jemi në betejë, beteja jonë do triumfojë. Asgjë nuk mund të na ndalë ne, asgjë në botë nuk do mund të na ndalë pa realizimin e qëllimeve tona.

Edhe njëherë, të premten në ora 11:00 te bashkia për të nxjerrë për zverku jashtë Erion Veliajn dhe për ta varur në shtyllën e turpit të historisë këtë monstër vjedhje që e ka shndërruar bashkinë në pronë personale.

Që pasuron vëlla, bashkëshorte, vjehërr, dajë, teze, stërteze, kë nuk ka.11-a është dita e shqiptarëve. Dita e shqiptarëve në Shqipëri, diasporë, në mbarë botën, kudo që janë.Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!”, është shprehur Berisha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button