☁️
Tiranë 13°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,592 ▼ -0.92% ETH $2,348 ▼ -1.99% XRP $1.2942 ▼ -0.76% SOL $101.5200 ▼ -1.89%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Kronika

Deputeti i PD-së, Gjin Gjoni: Jemi në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve, policia po ushtron dhunë

I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Review” me Greta Topjanën, deputeti i PD-së, Gjin Gjoni, foli për protestën e kësaj të shtune.

Gjoni u shpreh se protesta nuk është e Partisë Demokratike, por e studentëve dhe gjimnazistëve, ndërsa PD-ja, sipas tij, ishte në mbështetje të tyre.

Deputeti akuzoi policinë për përdorim të shtuar të dhunës ndaj protestuesve, duke pretenduar se edhe ai vetë, ndonëse ishte paqësor, është goditur me spray me piper nga komandanti i forcave “Shqiponja”.

“Protesta nuk është e Partisë Demokratike, është e studentëve dhe gjimnazistëve, por PD-ja ishte në mbështetje të saj. Sot, protesta, në pikëpamjen time, ia ka arritur qëllimit, sepse ka pasur sensibilizim të opinionit shqiptar dhe ndërkombëtar. Ka një dhunë të shtuar dhe rezulton që urdhri ka qenë që të goditen me plumba gome dhe me gaz. Edhe unë kam një rast, që, megjithëse isha paqësor, komandanti i ‘Shqiponjave’ më hodhi drejtpërdrejt spray me piper. Këta nuk janë polici, por bandë kriminale që po kërkojnë të mbrojnë pushtetin e Edi Ramës. Në vend që të jenë në anën e protestuesve, fëmijëve që u kanë thyer kockat dhe kafkat. Sot kemi pasur një person që është dëmtuar në sy për shkak të plumbave të gomës. Dhuna që po përdoret këtu nuk është polici shteti, por polici banditësh. Unë e identifikova personin që më hodhi spray në sy dhe do të merrem personalisht me këtë çështje, ku do të kërkoj pezullimin nga detyra. Me rrugë ligjore do ta ndjek. Shoh një vendosmëri të madhe. Emigrantët po vijnë drejt Shqipërisë, në ndihmë të studentëve dhe qytetarëve, në mënyrë që të largohet përfundimisht Edi Rama. Kjo protestë nuk ka të ndalur. Janë studentët, gjimnazistët, familjarët e tyre dhe qytetarët e Tiranës që do të qëndrojnë krah për krah me njerëzit e tyre përballë kësaj dhune, që është shtazore, kanibale dhe nuk ndodh në asnjë vend të botës. Nëse BE-ja kërkon të hapë kapitujt për rendin ligjor, kjo do të jetë një turp për Bashkimin Evropian, me situatën aktuale që ka shteti shqiptar”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.