Elbasani ndal Teutën në “Niko Dovana”
Nuk ka fitues në sfidën mes Teutës dhe Elbasanit, e vlefshme për javën e 8-të të “Abissnet Superiore”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.
Në “Niko Dovana” gjithçka nisi e qetë , për tu ndezur më pas me Arifin nga njëra anë dhe Nikaj nga ana tjetër që dhanë sinjale rreziku në portat respektive.
Durrsakët kishin një mundësi të mirë në fundin e pjesës së parë, me një goditje dënimi me dy pasime brenda zonës, por nuk arritën të bëjnë më të mirën e tyre.
Edhe në pjesën e dytë mundësitë nuk munguan, por rezultati mbeti i mbërthyer në shifrat 0-0 deri në sinjalizimin e fundit të gjyqtarit.
Teuta, që ndalet pas 6 fitoreve radhazi, ndodhet në vend të parë me 20 pikë. Elbasani në vend të 7-të me 8 pikë.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.