Elbasani, trajneri Daja: Teuta mbajti topin, por nuk na rrezikoi
Trajneri i Elbasanit, Glen Daja ka komentuar për “Super Gol” barazimin 0-0 të arritur në ndeshjen e tij debutuese përballë Teutës. Duke kërkuar falje për zërin e ngjirur, trajneri i verdhebluve ndër të tjera theksoi: “Sporti ka dinamika të ndryshme, Teuta e kishte përgatitur ndryshe ndeshjen. Me lojtarët që ishin në fushë, kërkuam të bënim më të mirën. Rastin më të pastër e kishim ne, Teuta mbajti topin, por nuk na rrezikoi”.
“Nuk më kënaqin rastet e humbura, por çunat treguan personalitet. Për sa i përket lojës, e kishim përgatitur ndryshe, me ndërtim nga poshtë. Na surprizoi Teuta. Në momentin që ndërtonim donim të krijonim çifte në linjat anësore”.
“Çunat më ndoqën shumë mirë taktikisht. Komplimentat i takojnë ekipit dhe stafit, pasi unë 3 ditë kam këtu. Gjatë këtyre 3 ditëve, ekipi ka qenë sy e veshë i fokusuar te pjesa taktike”.
“Jam një trajner që më pëlqen më shumë të luaj në fazën ofensive. Besoj që do e shohim, por jo shumë shpesh”.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.