Politika

Deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri në protestën e Partisë Demokratike në Vlorë

Në  protestën e Partisë Demokratike ishte i pranishëm edhe deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri. Dalja e tij në mbështetje të opozitës nuk është shumë e qartë nëse PDIU po përçahet, apo kjo forcë politike nuk ka mundur që të arrijë një marrëveshje me të majtën, për zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Dashamir-TahiriDisa ditë më parë kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi deklaroi se do futet në zgjedhje me Partinë Socialiste. Ndërkaq, nga Vlora, Dashamir Tahiri tha se nuk e mbështet mënyrën e qeverisjes nga dyshja Rama-Meta. “Qeveria e PS-së na ktheu në vitet e komunizmit.

Mazhoranca ka dëmtuar ekonominë dhe bëri thirrje për bashkim me PD-në. Kemi dy vjet që i provuam dhe na çuan prapë si para 90-ës, prandaj nuk ka rëndësi të majtë e të djathtë.  Ekonomia ka vetëm një ngjyrë dhe ekonominë e keni parë si e kanë katandisur, prandaj ju bëj thirrje të bashkohemi bashkë”,  apeloi Dashamir Tahiri nga Vlora.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button