Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski: Qeveria Zaev është qeveri e gënjeshtrave
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski në paraqitjen e tij menjëherë pas ekspozesë së mandatarit Zoran Zaev, tha se sot debatohet për qeverinë e gënjeshtrave, duke nënvizuar premtimet e LSDM-së dhe BDI-së gjatë fushatës zgjedhore.
“Kjo qeveri është qeveri e gënjeshtrave, nga fakti se gjatë fushatës parazgjedhore LSDM-ja premtonte qeveri pa BDI-në, derisa BDI-ja premtonte kryeministër shqiptarë. Ky është koalicion i manipulimeve zgjedhore. Ndërkohë që kriza me virusin korona u keqpërdor për qëllime politike”, deklaroi Aleksandar Nikollovski, nga VMRO-DPMNE.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.