Kronika

Deputeti Marto, denoncim në polici: Më kërcënoi me vrasje vëllai i kandidatit Babi

Policia e Sarandës shpjegoi arsyen e ndalimit të shtetasit Timoleo Babi, vëllai i kandidatit për kryetar të Bashkisë së Finiqit, Jani Babi.

Sipas burimeve zyrtare, këtë të diel, në Komisariatin e Policisë është paraqitur deputeti Andrea Marto, vjeç 58, banues në Tiranë. “Marto ka kallëzuar faktin se rreth orës 00:20 të ditës së sotme është telefonuar nga një shtetas, i cili i është prezantuar me emrin Timoleo Babi, vjeç 48, banues në Sarandë, vëllai i shtetasit Jani Babi, kandidat i subjektit politik PBDNJ për Bashkinë e Finiqit. Timoleo Babi e ka kanosur me vrasje deputetin Marto”, saktësuan burimet.

Policia e Sarandës sqaron më tej se ka shoqëruar në komisariat shtetasin Timoleo Babi për ta marrë në pyetje dhe po kryen të gjitha verifikimet në lidhje me këtë rast.

Për këtë rast ka reaguar edhe PBDNJ, e cila ka kërkuar marrjen e masave për të parandaluar incidente të mundshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button