☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 98.24 ▼0.79%
ARI 4,160 ▼0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $82,038 ▲ +1.21% ETH $2,403 ▲ +1.73% XRP $1.3038 ▲ +2.7% SOL $104.6900 ▲ +2.97%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.24 ▼0.79 % ARI 4,160 ▼0.5 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.24 ▼0.79 % ARI 4,160 ▼0.5 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Politika

Deputetja Selami: Protestuesit u dëgjuan nga qeveria. Protestat të drejta, por jo të dhunshme

Deputetja e Partisë Socialiste Alma Selami, ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se protestat e fundit kanë nisur për një kauzë të drejtë dhe se protestuesit u dëgjuan nga qeveria kur ato ishin paqësore.

Ajo theksoi nevojën për të ndarë qartë protestën e ligjshme dhe demokratike nga ajo e dhunshme, duke shprehur shqetësim të veçantë si nënë dhe ish-mësuese.

Deputetja Selami tha se e ka parë situatën e ditëve të fundit “me shumë shqetësim”, jo vetëm si politikanë me mandatin e parë në Kuvend, por sidomos si nënë.

“Protesta ngjall pasiguri tek të gjithë. Atëherë cila është detyra e atyre që janë më të rritur, më të maturuar edhe për më tepër atyre që kanë detyrimet ligjore profesionale që të ndikojnë në këtë paqtim të situatës”, u shpreh ajo.

Sipas saj, protestat janë instrumenti më i lartë demokratik dhe një e drejtë që duhet ushtruar.

“Këtë kam shpjeguar vajzës time më të vogël. Është një e drejtë që demokracitë e shfrytëzojnë dhe publiku e shfrytëzon në demokraci, por duhet të ndahet mirë protesta, të bëhet e qartë ndarja mes një proteste paqësore… dhe asaj që është e dhunshme që prish atë që së pari është qetësia e të gjithëve ne”, u shpreh ajo.

Deputetja vlerësoi se në fillimet e tyre protestat ishin paqësore dhe u përqafuan nga qytetarët.

“Pa diskutim që në krye të herës protestat kur nisën edhe nisën për një kauzë shumë të drejtë që të gjithë qytetarët e përqafuan atë dhe qenë shumë paqësore, dëgjuan dhe patën vëmendjen e qeverisë”, ka deklaruar deputetja.

Ajo u shpreh se autoritetet përgjegjëse duhet të dëgjojnë me përulësi kërkesat e qytetarëve, duke e krahasuar me rolin e prindit që duhet t’i kushtojë vëmendje fëmijës.

Lidhur me situatën në Peshkopi, ku ajo jeton, Selami tha se qyteti ka qenë përgjithësisht i qetë, me disa episode të izoluara.

Deputetja theksoi se problematikat që nxisin protestat, si çështjet e pronave dhe ASHK-së, janë të vjetra dhe datojnë prej viteve 2000.

Megjithatë, ajo shprehu keqardhje të thellë për përfshirjen e të miturve dhe fëmijëve në protesta.

“Si mësuese me 20 vite eksperiencë… ndjej keqardhje të madhe për përdorimin e të miturve dhe fëmijëve në ato protesta”, deklaroi Selami.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.