🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,776 ▲ +0.07% ETH $2,234 ▲ +0.18% XRP $1.1628 ▼ -1.68% SOL $89.6600 ▼ -0.46%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

Derbi, një bekim për Tiranën, por “ethet” e mbijetesës “djegin” akoma

4 javë përpara fundit, beteja për të mbijetuar në elitë ndizet gjithnjë e më shumë, kjo pasi 5 ekipe janë ende në garë për shpëtuar sezonin. Si gjithnjë, në këtë pikë flitet shumë për aleanca, kompromise, tolerime, nuk i shpëtoi këtij diskutimi as derbi i përjetshëm Tirana-Partizani, me tifozët që nguruan të lëshonin akuza në […]

4 javë përpara fundit, beteja për të mbijetuar në elitë ndizet gjithnjë e më shumë, kjo pasi 5 ekipe janë ende në garë për shpëtuar sezonin. Si gjithnjë, në këtë pikë flitet shumë për aleanca, kompromise, tolerime, nuk i shpëtoi këtij diskutimi as derbi i përjetshëm Tirana-Partizani, me tifozët që nguruan të lëshonin akuza në distancë.

Në fushë, edhe këtë herë derbi rezultoi një sfidë me emocione, mbi të gjitha në pjesën e dytë, ku bardheblutë gjetën forca duke përmbysur rezultatin 2-1, një fitore jetike që nxjerr Tiranën nga “zona e kuqe”. Derbi për Tiranën edhe këtë sezon është kthyer në bekim pasi në dy momentet më të vështira kanë arritur t’i marrin 6 pikë “demave”.

Në pritje të Flamurtarit, që ka një ndeshje më pak, Tirana, Vora dhe Bylis qëndrojnë në kuotë të njëjtë pikësh, tre ekipe me 35 pikë që pritet të luftojnë deri në fund për të mbijetuar në elitë. Kësaj “valleje” nuk i shpëton as Teuta, me ekipin bregdetar që qëndron në kuotën e 38 pikëve. Java e 34-ët e Abissnet Superiore, sjell një përplasje direkte për mbijetesë, me Teutën që pret Tiranën në “Niko Dovana”, një ndeshje që pritet të thotë jo pak mbi këtë garë.

Më pas Tirana, por dhe ekipet e tjera që luftojnë për të mbijetuar duket të bëjnë llogaritë me ekipet e kreut. Vetëm java e fundit sjell një ndeshje direkte, me Vorën që pret Bylis.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.