🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 85.60 ▲1.3%
ARI 4,453 ▼0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,325 ▲ +1.04% ETH $1,903 ▼ -0.26% XRP $0.9982 ▼ -0.78% SOL $75.9500 ▲ +0.08%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.60 ▲1.3 % ARI 4,453 ▼0.47 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.60 ▲1.3 % ARI 4,453 ▼0.47 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Politika

Dervishi ‘thumbon’ Berishën: Në këto tre javë është protestuar sa opozita në tre mandate!

Gazetari Lutfi Dervishi duke komentuar protestën qytetare, që këtë të enjte hyri në ditën e 19-të të saj, theksoi se në këto tre javë është protestuar sa për tre mandate nga ana e opozitës

Sipas Dervishit përpos mesazhit për qeverinë, protestuesit po i japin një mesazh edhe opozitës, partive të vjetra apo të reja, tek të cilat nuk ndihen të përfaqësuar.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Dervishi e cilësoi metaforikisht protestën si “banka e zemërimit”, ku çdokush ka hedhur monedhat e tij, duke krijuar një kapital që s’mund të shpërfillet.

19 ditë protestë. Ky është një rekord në historinë e shtetit shqiptar. 19 ditë protestë e vazhdueshme, e pandërprerë, nuk ka ndodhur ndonjëherë. Masiviteti, përbërja, të rinjtë, energjia që kanë. E vetmja gjë që nuk sheh të protesta është lodhja. Madje ka një energji që shpaloset. Protesta është pasi mbyllin fjalimet dhe pasi largohen të gjitha kamerat. Është një lexim i gabuar nga opozita për 5 ditët e para, dhe lexim i gabuar nga qeveria për 15 ditët e para. Kjo është banka e zemërimit, ku çdo njëri ka hedhur monedhat e veta dhe është krijuar një kapital që s’mund të shpërfillet. Janë njerëz që s’e gjejnë veten të përfaqësuar. Ky grup të rinjsh thonë as me njërin as me tjetrin. Mesazhi është presioni për ndryshuar. Është një mesazh ndryshimi për të gjithë. Jo më kot është quajtur protesta më e bukur, pasi e ka nxjerrë Shqipërinë në dritë jashtëzakonisht mirë. Ka një imazh më të mirë të Shqipërisë në të gjitha nivelet”, tha Dervishi.

Opozita është stigmatizuar, që nuk proteston, nuk bën, por shikoni çfarë ka ndodhur për tre javë, kanë protestuar sa për tre mandate të opozitës. Është një mesazh edhe për vet opozitën, gjithë këta njerëz të papërfaqësuar pse s’e kanë gjetur veten të përfaqësuar”, vijoi gazetari.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.