Kronika
Dështon pretenca ndaj ish-ministrit Tafaj, nuk formohet kolegji penal
Çështja në Gjykatën e Lartë kundrejt ish-ministrit të Arsimit të kabinetit “Berisha”, Myqerem Tafaj, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe abuzime me ligjin në kohën kur ishte në krye të këtij dikasteri, ka ngecur në ditën e dhënies së pretencës, kjo për shkak të mosformimit të kolegjit penal.
Ish-ministri Tafaj akuzohet se ka akredituar universitete në shkelje të ligjit dhe, pas 4 muajsh hetime nga Prokuroria e Përgjithshme, ai u dërgua për gjykim në Gjykatën e Lartë që prej tetorit të vitit 2015.
Në njoftimin e atëhershëm të Prokurorisë së Përgjithshme u tha se, Tafaj ka vendosur hapjen e programeve mësimore të një shkolle të lartë private, në kundërshtim me atë që kishte vendosur Këshilli i Akreditimit.