☁️
Tiranë 15°C · Vranët 27 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 84.48 ▲0.96%
ARI 3,677 ▲3.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
₿ CRYPTO
BTC $61,418 ▲ +0.9% ETH $1,723 ▲ +1.1% XRP $0.9681 ▲ +1.79% SOL $73.2800 ▲ +2.94%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.48 ▲0.96 % ARI 3,677 ▲3.16 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.48 ▲0.96 % ARI 3,677 ▲3.16 %
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
27 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë

Katër persona të maskuar grabitën në mes të ditës një argjendari në Kumanovë dhe morën një sasi të madhe ari. Policia po heton në disa pista, ndërsa vlera e dëmit ende nuk dihet.

Katër persona të maskuar kanë hyrë në mes të ditës në një argjendari në Kumanovë dhe kanë grabitur një sasi të madhe ari, siç njofton Alsat. Autorët ishin të maskuar dhe të organizuar, ndërsa grabitja është regjistruar nga kamerat e sigurisë të lokalit.

Sipas orës që tregon kamera e sigurisë, vjedhja ka ndodhur në orën 13:24, por burime të Alsat-it bëjnë të ditur se në fakt ajo ka ndodhur në orën 12:24, pasi kamerat ende matin kohën verore. Deri tani nuk dihet vlera e dëmit të shkaktuar.

Nga pista e hetimit, siç mëson Alsat, autorët kanë ardhur me dy automjete — një furgon i bardhë i llojit Iveco me targa doganore të Gjermanisë dhe një Audi e kaltër me targa të Kosovës, përkatësisht targa 06 të qytetit të Gjilanit. Automjetet kanë ardhur nga Shkupi, përmes Haraçinës nga rruga e vjetër, dhe janë kthyer në të njëjtin drejtim.

Policia ka hapur hetim në disa pista. Në vendin e ngjarjes ndodhen policia dhe Prokuroria Publike, ndërsa vlera e dëmit do të dihet pas vlerësimit që do të bëhet në praninë e pronarit të argjendarisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.