“Nuk ka asnjë nxitim”, zbulohet e vërteta për martesën e Brad Pitt dhe Ines de Ramon

Brad Pitt dhe partnerja e tij, Ines de Ramon, po shijojnë një marrëdhënie të konsoliduar dhe duket se janë më të lumtur sekurrë së bashku. Megjithatë, pavarësisht lidhjes së fortë që kanë ndërtuar prej katër vitesh, çifti nuk ka ndërmend të nxitojë drejt martesës.
Një burim pranë stilistes së bizhuterive ka zbuluar për revistën PEOPLE se dyshja është shumë e dashuruar dhe kanë krijuar një jetë të bukur së bashku, por një propozim për martesë nuk është në planet e tyre të afërta.
“Ines e dinte që në fillim të lidhjes me Brad se ai nuk kishte gjasa të martohej së shpejti”, ka treguar burimi.
Më tej, i njëjti burim ka theksuar se ata janë shumë të dashuruar dhe kanë ndërtuar një partneritet të qëndrueshëm.
“Nuk ka asnjë nxitim për t’u martuar. Brad e ka bërë të qartë se martesa nuk është diçka që ai kërkon në të ardhmen e afërt”, ka shtuar burimi.
Sipas burimit, 33-vjeçarja është plotësisht e kënaqur me marrëdhënien që ka ndërtuar me aktorin 62-vjeçar dhe nuk poushtron presion ndaj tij për t’i propozuar martesë.
Madje, çifti e konsideron njëri-tjetrin partnerë dhe nuk ndien nevojën për të përdorur tituj si i fejuar apo bashkëshortë për të vërtetuar seriozitetin e lidhjes.
“Ata janë shumë të lumtur aty ku janë dhe, për të ardhmen e afërt, kjo u mjafton”, ka zbuluar burimi për PEOPLE.
Brad dhe Ines janë lidhur për herë të parë në nëntor të vitit 2022, ndërsa marrëdhënia e tyre është bërë gjithnjë e më serioze me kalimin e kohës. Dyshja kanë nisur të jetojnë së bashku në vitin 2024 dhe tashmë shfaqen rregullisht në evente publike dhe premiera filmash.
Për Brad Pitt, kjo nuk do të ishte martesa e parë. Aktori ka qenë i martuar më parë me Jennifer Aniston, nga viti 2000 derinë vitin 2005, dhe më pas me Angelina Jolie, me të cilën u nda në vitin 2016. Divorci i tyre u finalizua në dhjetor të vitit 2024.
Nga martesa me Jolie, aktori ka gjashtë fëmijë: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Vivienne e Knox.
Edhe Ines de Ramon ka qenë e martuar më parë me aktorin e serialit “The Vampire Diaries”, Paul Wesley. Ata u martuan në vitin 2019, u ndanë në vitin 2022 dhe divorci u finalizua në shkurt të vitit 2024.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.