Kronika

Detaje reja nga udhëtimi i Elona Gjebrea, deputete e PS me Tahirin në makinën e Habilajve

Zbulohen të tjera detaje nga lidhja e ish-zëvendësministres së Brendshme Elona Gjebrea me çështjen “Hajbilaj. Emri i deputetes së Partisë Socialiste është përfshirë në dosjen e Prokurorisë për një episod të ndodhur në 8 gusht të vitit 2014 kur ajo ka udhëtuar bashkë me shefin e saj të asaj kohe, ministrin Saimir Tahiri me makinën Audi A8 me targe AA 003 GB që ai ua kishte shitur Habilajve, por figuronte ende në emër të tij.

Sipas një kronike të transmetuar nga Tv Klan që citon burime në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Gjebrea ka udhëtuar në atë kohë nga porti Sarandës për në Greqi bashkë me Saimir Tahirin. 6 ditë më pas (14 gusht 2014) po nga Saranda niset me makinën Audi A8 drejt Greqisë Artan Habilaj.

Sipas dosjes që gjendet në Prokurori, më 16 gusht Saimir Tahiri dhe Elona Gjebrea, kthehen në Shqipëri nga Greqia, po nëpërmjet Sarandës, me Audin me targe AA 003 GB. Po në të njëjtën ditë me traget kthehet nga Greqia edhe Artan Habilaj. Sipas të njëjtave burime Gjebrea është pyetur për këtë episod dhe nëse e njihte Artan Habilajn apo nëse ishte takuar me të.

Ne kërkesën për arrestimin e Saimir Tahirit, prokuroria shkruante se Tahiri kishte udhëtuar 4 herë me makinën e tij pasi ua kishte shitur Habilajve, por ish-ministri deklaroi se kjo kishte ndodhur vetëm një here kur kishte shkuar me pushime me familjen. Burime të lapsi.al thanë se Gjebrea është pyetur nga prokurorët për këtë çështje, por ajo publikisht e ka mohuar një gjë të tillë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button