🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 93.23 ▼2.98%
ARI 4,056 ▲2.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,284 ▲ +1.36% ETH $2,315 ▲ +1.45% XRP $1.2799 ▼ -0.13% SOL $92.7800 ▼ -0.44%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 93.23 ▼2.98 % ARI 4,056 ▲2.92 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 93.23 ▼2.98 % ARI 4,056 ▲2.92 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

Detaje të reja nga vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil, autori punonte si bodigard. Konflikti nisi për ngacmimin e një vajze

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e turistit francez, Miguel Mendes, rreth 20-vjeç në plazhin e Ksamilit. Burime bëjnë me dije se autori i vrasjes, Sokrat Vata 29 vjeç, punonte si bodigard.

Molla e sherrit mes palëve dyshohet të ketë qenë ngacmimi i një vajze nga ana e viktimës, i cili ndodhej në shoqërinë e disa të huajve të tjerë. Gjatë këtij konflikti me mjete prerëse, përveç 20-vjeçarit që humbi jetën, ka mbetur i plagosur në këmbë edhe një tjetër shtetas i huaj që ndodhej me viktimën.

Pas ngjarjes së rëndë, 29-vjeçari është ndihmuar për t’u larguar nga Ksamili nga dy turq, një djalë dhe një vajzë, të cilët e futën atë në bagazhin e makinës. Mirëpo, arratisja e tij u ndërpre, pasi, siç raportohet, policia e ka vendosur telefonin në përgjim dhe, përmes gjurmimit të valëve, lokalizoi lëvizjen e mjetit.

Makina u ndalua në Fier, ku efektivët bënë të mundur prangosjen e autorit të fshehur në bagazh dhe shoqërimin e dy shtetasve turq.

Njoftimi i plotë i policisë:

Kapet dhe vihet në pranga, pas 5 orësh nga vrasja, autori i dyshuar i vrasjes së 20-vjeçarit, në Ksamil

Kapja e tij u bë si rezultat i koordinimit dhe bashkëpunimit të shërbimeve të Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Autori i dyshuar u kap nga shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e forcës “Shqiponja” të DVP Fier, në pikën e përbashkët të kontrollit të ngritur për kapjen e tij, në aksin rrugor “Levan-Fier”.

Autori i dyshuar, shtetasi S. V., 29 vjeç, ishte fshehur në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga një 31-vjeçare, shtetase turke, ndërsa në automjet udhëtonte si pasagjer edhe një 38-vjeçar, shtetas turk.

Autori i dyshuar dhe dy shtetasit turq u shoqëruan në DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.