⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,684 ▲1.52%
DOW 52,840 ▲2.03%
NASDAQ 25,901 ▲2.08%
NAFTA 93.75 ▼2.44%
ARI 4,040 ▲2.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,580 ▲ +4.12% ETH $2,438 ▲ +6.45% XRP $1.3229 ▲ +3.72% SOL $96.8400 ▲ +3.81%
S&P 500 7,684 ▲1.52 % DOW 52,840 ▲2.03 % NASDAQ 25,901 ▲2.08 % NAFTA 93.75 ▼2.44 % ARI 4,040 ▲2.53 % S&P 500 7,684 ▲1.52 % DOW 52,840 ▲2.03 % NASDAQ 25,901 ▲2.08 % NAFTA 93.75 ▼2.44 % ARI 4,040 ▲2.53 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

FRANCË – Sulm kibernetik ndaj qendrave të gjakut, hakerat synojnë frigoriferët e ruajtjes së plazmës

– Një sulm kibernetik ka vënë në shënjestër sistemet e frigoriferëve të përdorur nga Shërbimi Kombëtar i Gjakut në Francë, ku hakerat tentuan të rrisnin temperaturën e ambienteve frigoriferike deri në 110 gradë Celsius, duke rrezikuar ruajtjen e produkteve të gjakut dhe plazmës, sipas “Euronews”.

Sipas raportimeve, sulmi ndodhi gjatë natës mes së dielës dhe të hënës, më 1 dhe 2 nëntor, dhe preku sistemet e kontrollit të pajisjeve frigoriferike në tri qendra të Shërbimit Francez të Gjakut (EFS).

Frigoriferët, që normalisht mbahen në temperatura rreth minus 30 gradë Celsius për të ruajtur mostrat e gjakut dhe plazmën e ngrirë, u programuan nga hakerat që të arrinin deri në 110 gradë Celsius.

Megjithatë, nuk ka të dhëna që pajisjet apo produktet e ruajtura brenda tyre, të kenë arritur realisht këtë temperaturë. Shifra prej 110 gradësh i referohet temperaturës së vendosur në sistemin e kontrollit, sipas raportimeve të gazetës franceze “Le Canard Enchaîné”.

Një teknik që ndodhej në shërbim gjatë natës, vuri re ndryshimin e pazakontë të temperaturës, duke bërë të mundur zbulimin në kohë të sulmit dhe marrjen e masave për të shmangur dëmtimin e produkteve.

Shërbimi Francez i Gjakut konfirmoi se sistemet e monitorimit dhe alarmit, zbuluan shpejt ndryshimet e paautorizuara. Pajisjet u vunë nën kontroll, ndërsa produktet e ruajtura u transferuan në ambiente të tjera frigoriferike si masë paraprake.

Autoritetet franceze konfirmuan se nuk pati humbje të produkteve të gjakut dhe as pasoja për shëndetin e njerëzve. Gjithashtu, grumbullimi dhe shpërndarja e gjakut vijojnë normalisht, pa ndërprerje të furnizimit të spitaleve.

Ministria franceze e Shëndetësisë dhe Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike, po hetojnë incidentin për të përcaktuar mënyrën se si hakerat arritën të ndërhynin në sistemet e kontrollit.

Sulmi ndaj qendrave të ruajtjes së gjakut, vjen në një kohë kur disa vende evropiane po përballen me sulme të ngjashme ndaj sistemeve frigoriferike të supermarketeve.

Në ditët e fundit, probleme të tilla janë raportuar në Belgjikë, Suedi, Luksemburg, Irlandë dhe Estoni, ku ndërhyrjet në sistemet e kontrollit të frigoriferëve dhe ngrirësve, shkaktuan rritje të temperaturave dhe dëmtimin e sasive të mëdha të produkteve ushqimore.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse sulmet ndaj qendrave të ruajtjes së gjakut dhe atyre ndaj supermarketeve kanë lidhje mes tyre, apo nëse janë kryer nga të njëjtët persona.

Incidentet kanë ngritur shqetësime të reja për sigurinë kibernetike të infrastrukturave kritike, veçanërisht të sistemeve që përdoren në shërbimet shëndetësore dhe në zinxhirët e furnizimit me produkte jetike. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.