Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 31 March 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 101.56 ▼1.28%
ARI 4,700 ▲3.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,001 ▲ +1.93% ETH $2,097 ▲ +3.37% XRP $1.3394 ▲ +0.82% SOL $82.7400 ▼ -0.25%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.56 ▼1.28 % ARI 4,700 ▲3.12 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.56 ▼1.28 % ARI 4,700 ▲3.12 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Detyrimet e prapambetura, MF shlyen 7.7 miliard lekë

Ministria e financaveMinistria e Financave pagoi deri në javën e tretë të muajit mars të viti 2015, rreth 7.7 miliard lekë për të gjitha kategoritë e përfshira në strategjinë e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura. Sipas informacionit të përditësuar të njësisë së posaçme të administrimit dhe monitorimit të detyrimeve të prapambetura, fondi gjithsej i alokuar nga Ministria e Financave për zbatimin e kësaj strategjie është 9.6 miliarde lekë. Sipas kategorive, per investimet publike janë alokuar 5.6 miliardë lekë dhe janë paguar 4.7 miliarde lekë. Si detyrime për kontrata për mallra dhe shërbime janë alokuar rreth 176.4 milionë lekë dhe janë paguar 70 milionë lekë, ndërsa për kategorinë të tjera ku përfshihen detyrimet për “vendimet gjyqësore”, “shpronësimet”, etj, janë alokuar 3.8 miliard lekë dhe janë paguar 2.5 miliard lekë.

Procesi i shlyerjes së detyrimeve të prapambetura bazohet kryesisht në parimin e metodës FIFO (pra pagesat bëhen mbi bazë faturash, duke filluar nga ajo më e hershme në atë më të fundit). Gjatë këtij procesi, janë alokuar fonde për të gjitha kategoritë e sipërpërmendura, duke u bazuar në informacionin e ardhur në Ministrinë e Financave nga institucionet buxhetore dhe degët e thesarit nëpër rrethe, të konfirmuara edhe nga DP e Tatimeve dhe DP e Doganave mbi verifikimin e saktësisë së faturave të deklaruara dhe të gjendjes debitore të subjekteve ndaj këtyre organeve.

Procesi i shlyerjes së detyrimeve të prapambetura pritet të përfundojë gjatë vitit të ardhshëm ashtu siç është përcaktuar edhe në strategjinë përkatëse, ku janë parashikuar 35 miliardë lekë për vitin 2014, 20 miliardë lekë për vitin 2015 dhe, pjesa që mbetet, gjatë vitit 2016.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.