☁️
Tiranë 14°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,564 ▼2.02%
DOW 51,793 ▼1.05%
NASDAQ 25,327 ▼3.28%
NAFTA 104.53 ▲2.48%
ARI 3,893 ▼3.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,146 ▼ -4.5% ETH $2,241 ▼ -4.1% XRP $1.2446 ▼ -3.56% SOL $94.3500 ▼ -6.5%
S&P 500 7,564 ▼2.02 % DOW 51,793 ▼1.05 % NASDAQ 25,327 ▼3.28 % NAFTA 104.53 ▲2.48 % ARI 3,893 ▼3.43 % S&P 500 7,564 ▼2.02 % DOW 51,793 ▼1.05 % NASDAQ 25,327 ▼3.28 % NAFTA 104.53 ▲2.48 % ARI 3,893 ▼3.43 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

Dhimbje në Deçan: I jepet lamtumira e fundit Rifat Stojkajt

Në varrezat e fshatit Lloqan të Komunës së Deçanit ju dha lamtumira e fundit Drejtorit të Bujqësisë, Rifat Stojkaj cili humbi jetën tragjikisht në një aksident të ndodhur të dielën në këtë fshat.

Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, miq, kolegë, qytetarë të shumtë, si dhe përfaqësues institucionalë e politikë, ndër ta edhe kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, si dhe zyrtarë të tjerë komunalë.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se ndarja e hershme e Rifatit ka prekur të gjithë ata që e kanë njohur dhe bashkëpunuar me të, duke shtuar se kujtimi për të do të mbetet i përhershëm.

“Sot jemi të gjithë një, jemi të gjithë ata që po ndjejmë dhimbje për një djalë vërtet me vlerat ma të mira e të një njeriu në radhë të parë, të një kolegu të mirë, të një shembulli të mirë. Na ka prek shumë kjo ndarje e hershme e Rifatit, po ndarja nga ne, do t’i ruajmë kujtimet ma të mira, do t ‘qëndrojmë me njëri-tjetrin. Zoti në xhenet e familje bëhuni me forcë. Po ashtu në këtë ditë si koleg që e kam pasur, kam nderin me ja dedikua dekoratën me vlerësim në Zot, atdhe e shtet, për shërbim që i ka bë ndaj qytetarëve, Deçanit, pa dyshim komunës, por njëkohësisht edhe në Aleancë ku e kishim koleg të veçantë. I përjetshëm kujtimi për Rifatin”, deklaroi Haradinaj.

Pas ceremonisë së varrimit, familjarët vendosën lule pranë varrit të të ndjerit, ndërsa me emocione e lot u kujtua jeta dhe kontributi i tij.

Imami i fshatit në emër të familjes, bëri të ditur se e pamja do të mbahet dy ditë, duke filluar nga dita e nesërme, nga ora 08:00 deri në ora 12:00.

Në një atmosferë dhimbjeje dhe pikëllimi, Komuna e Deçanit ka mbajtur sot edhe një mbledhje komemorative në kujtim të drejtorit të Bujqësisë, Rifat Stoçkaj, i cili u nda nga jeta në moshën 35-vjeçare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.