☁️
Tiranë 13°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,551 ▼2.19%
DOW 51,713 ▼1.2%
NASDAQ 25,280 ▼3.45%
NAFTA 104.39 ▲2.34%
ARI 3,890 ▼3.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,975 ▼ -4.88% ETH $2,234 ▼ -4.59% XRP $1.2373 ▼ -4.3% SOL $94.1300 ▼ -6.95%
S&P 500 7,551 ▼2.19 % DOW 51,713 ▼1.2 % NASDAQ 25,280 ▼3.45 % NAFTA 104.39 ▲2.34 % ARI 3,890 ▼3.51 % S&P 500 7,551 ▼2.19 % DOW 51,713 ▼1.2 % NASDAQ 25,280 ▼3.45 % NAFTA 104.39 ▲2.34 % ARI 3,890 ▼3.51 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

“Siç bëmë edhe me TikTok-un…”- Rama: Do nisim konsultimet për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit! Në d

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e një konsultimi me mësuesit, prindërit dhe shkollat për kufizimin e aksesit të të miturve në rrjetet sociale.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, Rama tha se në diskutim do të jetë edhe kufiri i moshës, 16 apo 18 vjeç, deri në të cilin fëmijët nuk duhet të kenë llogari individuale në platformat sociale.

Kreu i qeverisë argumentoi se rrjetet sociale kanë ndikuar në mënyrën e socializimit të të rinjve, duke nxitur, sipas tij, një formë të rrezikshme izolimi dhe duke mjegulluar kufirin mes botës reale dhe asaj virtuale.

Duke iu referuar përfshirjes së të miturve në protestat e dhunshme, Rama theksoi se fenomeni kërkon një qasje të re ndaj mënyrave të socializimit dhe ndërveprimit fizik mes njerëzve.

“Kjo situatë e re e gatuar me vite në Europë e Shqipëri si rezultat i arsyeve që janë sa të ngjashme aq edhe të ndryshme, kërkon një qasje të re ndaj gjithçkaje që ndihmon socializimin fizik të njerëzve. Rrjetet sociale kanë stimuluar një vetmi të një natyre shumë të rrezikshme për bashkëjetesën demokratike dhe një kapërcim të kufijve mes reales dhe virtuales në pikën që kanë nxjerrë psikologët në konkluzionin që shumë nga këta të mitur e konsiderojnë një mundësi të tillë si një mundësi për të hyrë fizikisht në një playstation dhe duhet hapur debati deri kur duhet të kufizojmë aksesin në rrjete sociale të të miturve, dhe deri në cilin kufi moshe, 16 apo 18 vjeç, që të mos kenë më asnjë mundësi që të kenë rrjetet e tyre sociale individuale. Do të fillojmë një konsultim siç bëmë kur na u desh të kufizojmë TiKTok-un, do të fillojmë konsultimin me mësuesit, prindit, shkolla për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit, një gjë e që është një trend i identifikueshëm në një sërë vendesh demokratike”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.