Dhoma Amerikane e Tregtisë, ceremoni e posaçme për ambasadorin Arvizu
Një ceremoni përmbyllëse do të zhvillohet sot për Ambasadorin Amerikan në Tiranë, Aleksander Arvizu, në përfundim të misionit të tij në Shqipëri.
Dhoma Amerikane e Tregtisë do të organizojë sot në ‘Sheraton’ ora 19.30 mbremjen festive të Fund Vitit si dhe nje ceremoni përmbyllese me Ambasadorin Amerikan z.Aleksander Arvizu ne perfundim te misionit te tij ne Shqiperi.
Kjo mbrëmje bashkon nën urimin e festave të gjithë anëtarët e Dhomës, si dhe miq e të ftuar nga Ministritë dhe institucionet shtetërore me të cilat Dhoma Amerikane punon gjatë vitit.
Kjo mbrëmje është një moment i festës dhe analizës që Dhoma i bën aktivitetit të saj gjatë një viti, dhe me këtë rast dëshiron dhe ti percjellë falenderimet e veta per bashkpunimin Ambasadorit Arvizu.
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri është një organizatë private e biznesit e angazhuar për të ndihmuar në përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri si dhe në përmirësimin e imazhit të biznesit shqiptar në tregjet amerikane dhe ndërkombëtare.