Dhoma sekrete prapa ‘malit të presidentëve’ në SHBA që askush nuk lejohet të vizitojë
Nëse mendojmë për një kalim të fshehtë në malin Rushmore, shumë përmendin filin e vitit 2007 ‘National Treasure: Book of Secrets’ (Libri i Sekreteve).
Në të tregohet për një kalim të fshehtë që të çon në një qytetet të zhdukur të florinjtë, që siç mund të kuptohet, është shumë i lakmuar nga të gjithë.
Presidenti i 30 amerikan Calvin Coolidge thuhet se u përpoq të fshihte pikërisht këtë, duke pajtuar skulptorin Gutzon Borglum për të gdhendur fytyrat 25-metroshe të kater ish-presidentëve në shkëmbin masiv të granitit.
Por për fat të keq kalimi i fshehtë i gërmuar brenda malit nuk të çonte në një minierë ari, edhe pse ka një histori gati po aq interesante prapa.
Tuneli u krijua fillimisht nga skulptori Borglum dhe supozohej të ishte një nga tiparet më të rëndësishme të monumentit me famë botërore.
Ajo supozohej të ishte një pjesë e historisë amerikane, me pjesë nga kushtetuta dhe dokumente të tjera të rëndësishme të stampuara në fletë alumini.
Borglum e quajti atë Salla e të Dhënave, dhe ndryshe nga ç’ndodh sot, kishte planifikuar të ishte një vend publik për të vizituar, sipas një studimi të vitit 1975.
Idea e kalimit të fshehtë, ishte që gjeneratat e ardhshme të kujtonin pjesë të rëndësishme të historisë së SHBA, siç shpjegohet në librin e vitit 2002 nga John Taliaferro, ‘Great White Fathers: The Story of the Obsessive Quest to Create Mount Rushmore’(Baballarët e bardhë/ Historia e qëllimit për krijimin e Malit Rushmore).
“Ai donte që pas mijëra vjetësh, njerëzit të mos shihnin vetëm këto koka, por dhe manualin dhe copëzat që bashkonin civilizimin amerikan, idetë fjalët dhe planin e tyre.”
Por për fat të keq projekti i Sallës së të Dhënave thuhet se u ndërpre nga Lufta e Dytë Botërore.
Sapo puna e ndërtimit kishte nisur bota hyri në një tjetër luftë dhe me mbarimin e saj në 1945, puna nuk vijoi po mbeti në gjendjen aktuale, me një sallë boshe që nuk të çon asgjëkundi, sipas versionit zyrtar të ceshtjes.