Kronika

Dhuna në Elbasan, Policia: U shoqëruan 7 persona, kemi vepruar konform rregullave

Pas incidenteve të ndodhura gjatë ditës së djeshme në stadiumin “Elbasan Arena”, aty ku luhej ndeshja e kategorisë superiore mes Partizanit dhe Skënderbeut, reagoi edhe policia e këtij qyteti. Policia bën me dije se fillimisht nga tifozët e Partizanit është thyer me gurë xhami i autobusit të tifozëve korçarë.

DEKLARATA E PLOTË E POLICISË:

Bazuar në shkresën e Futboll Klub Partizani nr. 389, datë 27.10.2016, për marrjen e masave, për garantimin e sigurisë të ndeshjes kombetare të futbollit, për Kategorinë Superiore midis ekipeve të “K.F. Partizani”, dhe “K.F. Skënderbeu”, që do të luhej më datë 30.10.2016, ora 17:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, ju informojme se:

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan hartoi planin e masave për sigurimin e rendit e të qetësisë për zhvillimin normal të ndeshjes kombetare të futbollit, ndërmjet ekipeve “K.F. Partizani” – “K.F. Skenderbeu.

Sipas njoftimit të dhënë më parë për shtyp, nga ana jonë janë bërë publike masat qe do te merreshin nga Policia.

Gjatë ardhjes së tifozëve të Korçës me autobuz, në orën 16:35, në Unazën e qytetit është qëlluar me sende të forta autobuzi me targa KO 1750 B, ku është thyer një xham.

Efektivat e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e mëtejshëm dhe kanë kryer veprimet e para hetimore dhe proçeduriale, ku kanë identifikuar dy autorët të cilët janë proçeduar penalisht në gjëndje të lirë

Gjatë zhvillimit të pjesës së parë të ndeshjes, nuk pati probleme.

Në minutën e 80, rreth 670 tifozë të Partizanit të dislokuar në pjesën C3 të stadiumit, filluan të hidhnin ne fushe fishekzjarre, kapsolla dhe lëndë piroteknike. Janë këshilluar disa herë me foni nga drejtoria e Stadiumit për mospërdorimin e sendeve të ndaluara, të sharjeve dhe ofendimeve karshi tifozëve të Skëndërbeut.

Pas daljes me karton të kuq të lojtarit të Partizanit, tifozët e Partizanit, thyen stolat dhe tentuan të kalonin rrethimin me qëllim që të futeshin në fushë.

Forcat e policisë të dislokuara në këtë sektor sipas planit të masave kanë vepruar konform proçedurave standarde sipas instruktazhit të dhënë duke mos lejuar tifozët të futeshin në fushë. Tifozët kanë vazhduar me thyerjen e stolave duke goditur punonjësit e policisë. Nga këto veprime, janë dëmtuar dy punonjës policie si dhe janë thyer pajisjet mbrojtëse të shërbimit të tyre. Kjo situatë, ka zgjatur rreth 10 minuta.

Punonjësit e policisë, kanë dalë në rrethimin e jashtëm duke krijuar një perimetër dhe pas komunikimit të vazhdueshëm, u bë normalizimi i situatës dhe vazhdimi i ndeshjes deri në përfundim të saj.

Nga ana e policisë, janë kryer veprimet proçeduriale, janë shoqëruar 7 shtetas në Komisariat, ndërkohë vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë

Mbi bazën e deklarimeve të marra, sqarojmë se shtetasi F.B, 24 vjeç, banues në Tiranë është dëmtuar lehtë nga stolat e hedhur nga pjesa tjetër e tifozerisë

Ndërsa shtetasja T.T, 18 vjeçe, banuese në Tiranë, nuk ka patur asnjë lloj dëmtimi por gjëndje të rënduar emocionale.

Pas kontrollit mjekësor të dy shtetasit, janë larguar pa probleme në banesë

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan po vazhdon punën për kryerjen e veprimeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkatërrim Prone” , “Prishja e qetësisë publike” dhe”Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”,parashikuar nga nenet 150, 274 dhe 236/1 të Kodit Penal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button