☁️
Tiranë 18°C · Vranët 15 Tetor 2026
S&P 500 7,719 ▼1.11%
DOW 51,621 ▼0.09%
NASDAQ 26,693 ▼1.88%
NAFTA 94.94 ▼0.16%
ARI 4,178 ▲1.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,303 ▼ -2.39% ETH $2,373 ▼ -5.12% XRP $1.3175 ▼ -3.72% SOL $103.0500 ▼ -3.44%
S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 94.94 ▼0.16 % ARI 4,178 ▲1.69 % S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 94.94 ▼0.16 % ARI 4,178 ▲1.69 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
15 Tet 2026
Breaking
Kronika

Dhuna në protestë, 86 persona të lënduar, 6 persona ende të shtruar në Spitalin e Traumës!

Të paktën 89 persona kanë marrë kujdes shëndetësor pas protestës së djeshme në kryeqytet, mes tyre 61 efektivë policie dhe 18 protestues në Spitalin Universitar të Traumës, si dhe 10 pacientë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Sipas informacionit të bërë publik nga strukturat shëndetësore, në Spitalin Universitar të Traumës vijojnë të jenë të shtruar 4 efektivë policie dhe 2 protestues, të cilët do të qëndrojnë nën kujdesin e ekipit mjekësor.

Pjesa tjetër e të lënduarve ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe është larguar nga spitali, sipas rekomandimeve të mjekëve.

Ndërkohë, në QSUT, 10 pacientët janë trajtuar në shërbimet e Urgjencës Polivalente, Djegie-Plastikës dhe Okulistikës. Pas vlerësimit dhe marrjes së trajtimit përkatës, të gjithë janë larguar nga spitali me rekomandimin e mjekëve.

Sipas njoftimit, në QSUT nuk ka aktualisht pacientë që vijojnë të marrin kujdes shëndetësor pas protestës.

Në Spitalin Universitar të Traumës pritet t’i nënshtrohen ndërhyrjeve mjekësore një protestues dhe dy efektivë policie. Të tre janë koshientë dhe në gjendje të mirë shëndetësore, sipas informacionit zyrtar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.