Kronika

Dhunimi i biznesmenit libanez, policia: Po hetojmë ngjarjen, 9 të shoqëruar

Policia e Tiranës ka reaguar duke deklaruar se, po kryen hetime intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur  gjatë para ditës së djeshme në rrugën e Rinasit, ku u dhunua fizikisht biznesmeni libanez Faad Mitri  dhe shoferi i tij.
Përmes një njoftimi për shtyp, policia insiston se bëhet fjalë për një përplasje fizike që ka lindur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.

Faad Mitri është përfaqësues i një kompania të fuqishme libaneze e cila do të investoje 1.5 miliardë euro në një zonë turistike në Gjirin e Lalzit, investimi më i madh deri tani në vendin tonë në fushën e turizmit.

Burime te brendëshme pohojnë se agresorët mund ta kenë krijuar vete incidentin për ta përdorur si justifikim në kryerjen e veprimit të  dhunshem. Madje thuhet se ata i kanë kërkuar biznesmenit libanez të largohet nga Shqipëria e të ndërpresë investimet në Gjirin e Lalzit. Nëse kjo është e vërtetë atëhere problemi është më i ndërlikuar se sa mund të mendohet.

“Po vijon intensivisht puna për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, si dhe për evidentimin dhe atrestimin e autorëve. Në këtë kuadër, forcat e policisë të Drejtorisë Vendore të Tiranës, në bashkëpunim me forcat policore të Drejtorisë Vendore Durrës, deri tani kanë bërë shoqërimin e 9 personave, të cilët po merren në pyetje nga oficerët e krimeve”, thuhet në njoftimin për shtyp të policisë. 

Biznesmeni libanez Faad Mitri është dhunuar nga dy persona ende të paidentifikuar në një konflikt që ka lindur pas përplasjes së dy mjeteve në rrugën drejt Rinasit

Ky i fundit u dërgua në spital ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas policisë, dhunimi i tij erdhi pas përplasjes së mjeteve tip “Volkswagen” dhe “Mitsubishi”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button