🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,725 ▲ +0.18% ETH $2,409 ▼ -0.79% XRP $1.2930 ▼ -1.29% SOL $103.4600 ▼ -1.41%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Kronika

Dhunimi i drejtorit të AKU Shkodër, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

Policia e Shkodrës ka arrestuar njëri prej autorëve që dyshohet se ka marrë pjesë në dhunimin e drejtorit të AKU Shkodër.

Në pranga ka rënë Elis Çela, banues në lagjen “Kiras” në Shkodër. Ky shtetas i ndaluar nga efektivët e Shkodrës dyshohet se është personi i cili ka dërguar me automjet, personin tjetër që ka goditur me send të fortë drejtorin e AKU Haderi.

Ndërkohë policia e Shkodrës ka bërë identifikimin edhe të personit tjetër që dyshohet si autori kryesor që ka dhunuar drejtorin Haderi dhe është shpallur në kërkim ndërsa po punohet për gjetjen dhe kapjen e tij.

Ngjarja ndodhi më 21 maj në orët e mbrëmjes kur në lagjen “Rus” drejtori i AKU Ramir Haderi u godit nga një person dhe më pas u largua në drejtim të paditur. Haderi mori një plagë në vetull dhe pas mjekimit në spital u largua në shtëpi.

Dhunimi i tij dyshohet se erdhi për shkak të detyrës ndërsa shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje dyshohet se janë persona me pagesë dhe se porositësit janë të tjerë. Policia vijon punën për ta zbardhur të plotë ngjarjen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.