Dhunoi gruan dhe e kërcënoi se do e vriste, Gjykata lë në qeli “Visin e garave”! Iu kap edhe armë zjarri
Gjykata e Vlorës ka lënë sot (26 gusht) në paraburgim “Visin e garave”, i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje.
Seanca gjyqësore për masën e sigurisë ndaj Elvis Kosovës është zhvilluar me dyer të mbyllura në ambientet e Gjykatës së Vlorës.
Gjyqtari Nertil Meçaj ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj 40-vjeçarit.
Vendimi është dhënë pas shqyrtimit të kërkesës së organit të akuzës dhe materialeve të paraqitura në seancë.
I njohur ndryshe edhe si “Visi i Garave”, sipas policisë 40-vjeçari kishte dhunuar bashkëshorten si dhe e ka kanosur me armë zjarri.
Pas denoncimit, Policia i gjeti në banesë të fshehur në tualet edhe një armë zjarri pistoletë, që e mbante pa leje.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.