Kronika
Dhunoi të miturit, dënohet me 3 vite burg Anjeza Shabani
Gjykata e Tiranës dënoi me tre vjet burg ish administratoren e kopshtit “Diren”, Anjeza Husha (Shabani).
Pas pranimit të kërkesës për gjykim të shkurtuar Shabani do të vuajë dënimin me 2 vjet burg.
Husha u shpall fajtore për keqtrajtim të të miturve dhe mosdeklarim të të ardhurave.
Anjeza Husha u arrestua pas denoncimit se ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj fëmijëve të kopshtit.
Sipas prokurorisë ajo ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të paktën tre fëmijëve, duke shkaktuar probleme fizike dhe psikologjike tek të miturit. Gjatë gjykimit ajo shfaqi pendesë dhe i pranoi akuzat.