roze
Di Caprio dhe Riri, çift i ri?
Leonardo Di Caprio dhe Rihanna kanë festuar së bashku dy herë gjatë javëve të fundit dhe kjo gjë ka bërë që mediat rozë të dyshojnë se mes aktorit dhe këngëtares ka një marrëdhënie më shumë se shoqërore.
Të shtunën, 40-vjeçari dhe 26-vjeçarja ishin bashkë në një festë në mansionin e Playboy-t dhe sipas ‘TMZ’-së, të dy u treguan shumë të “ngrohtë” me njëri-tjetrin.
Sipas disa burimeve, Leo dhe Rihanna madje janë puthur në buzë gjatë kësaj feste.
Asnjëri prej tyre ende nuk e ka konfirmuar apo përgënjeshtruar një lidhje të mundshme.