Bota

Di Maio: Italia dhe Kina kurrë kaq pranë njëra-tjetrës

Italia dhe Kina nuk kanë qenë kurrë kaq afër, deklaroi ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio në ceremoninë e hapjes së CIIE, ekspozitës së importeve në Shangai.

Di Maio ishte në këtë ceremoni si ministri i vetëm i Jashtëm, së bashku me të krerët e shteteve dhe qeverive, përfshirë Xi dhe Emmanuel Macron.

”Italia ndër shekuj ka dëshmuar se shkëmbimi i njohurive dhe marrëdhënieve  të miqësisë së sinqertë mund të zhvillohen me reciprocitet përgjatë Rrugës së Mëndafshit”, theksoi Di Maio.

”Kina është partnerja e pestë tregtare dhe e para në Azi për Italinë. Qëllimi ynë mbetet një sistem multilateral i tregtisë”, shtoi ai.

Di Maio përsëriti interesin italian për iniciativat që forcojnë lidhjet midis Europës dhe Azisë, në përputhje me strategjinë e Bashkimit Europian.

Për sa i përket temës së Hong Kongut, kryeministri Di Maio theksoi se Italia nuk dëshiron të ndërhyjë në punët e brendshme të vendeve të tjera.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button