🌦️
Tiranë 19°C · Rrebesh i lehtë 09 Tetor 2026
S&P 500 7,765 ▼0.47%
DOW 51,232 ▲0.1%
NASDAQ 27,193 ▼1.25%
NAFTA 91.08 ▼0.45%
ARI 4,165 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $81,892 ▼ -1.66% ETH $2,479 ▼ -3.68% XRP $1.3868 ▼ -2.35% SOL $110.4100 ▼ -5.05%
S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 91.08 ▼0.45 % ARI 4,165 ▲0.2 % S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 91.08 ▼0.45 % ARI 4,165 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
09 Tet 2026
Breaking
Kronika

Digjet gjatë natës një skrep në Hidrovorin e Akërnisë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një incident i rëndë është regjistruar gjatë orëve të natës në zonën e Hidrovorit të Akërnisë, aty ku prej javësh kanë nisur punimet për ndërtimin e një resorti turistik.

Sipas informacioneve paraprake, një person ende i paidentifikuar ka depërtuar në kantier dhe ka spërkatur me lëndë djegëse një skrep dhe disa mjete të tjera të tonazhit të rëndë. Si pasojë, njëri prej skrepave është përfshirë plotësisht nga flakët dhe është shkrumbuar pothuajse totalisht.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa mjetet e tjera kanë pësuar dëmtime më të lehta.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve, si dhe shërbimet e Policisë, që kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin ose autorët.

Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të lidhet me tensionet dhe kundërshtitë e vazhdueshme që kanë shoqëruar këtë investim në zonën e mbrojtur të Akërnisë.

Ngjarja vjen vetëm pak ditë pas protestave të aktivistëve mjedisorë dhe banorëve të zonës, të cilët kundërshtojnë punimet në këtë territor, duke e konsideruar atë si një pasuri natyrore me rëndësi të veçantë ekologjike.

Policia po punon për të dokumentuar shkakun e saktë të zjarrit dhe për të hedhur dritë mbi motivet që mund të kenë çuar në këtë akt.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.